Tirana korrigjohet në “të thatë”, mposht Flamurtarin 2-0, ëndërron në Kupë

Share Button

AlbanianSport.com 24/01/2019 17:25

ASNN – Tirana mund Flamurtarin dhe sheh nga çerekfinalja, vlonjatët në krizë. Flamurtari është në krizë dhe kjo u vërtetua edhe të enjte, ku vlonjatët u mposhtën në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet nga Tirana. Fituan bardheblutë 2-0 dhe me këtë fitore ekipi i trajnerit Ardian Mema sheh drejt çerekfinaleve, megjithëse do të duhen edhe 90 minuta të tjera përballje mes dy skuadrave për të përcaktuar skuadrën që shkon më tej.

Siç dihet, ndeshja ishte ndërprerë mbrëmjen e të mërkurës pas reshjeve të dendura të shiut që e bënë fushën të papërshtatshme dhe të pamundur për të vazhduar lojën. Ndeshja u ndërpre në minutën e 25-të dhe pikërisht në këtë minutë rinisi sot. Por ndryshe nga mbrëmja e së mërkurës, të enjten në drekë ekipi i Memës kishte marrë masat e duhura për të përmirësuar aspektet e lojës dhe për të qenë konkret në finalizim, duke ia dalë me sukses dhe në momentin e duhur.

Ishin dy gola të shpejtë për bardheblutë në minutën e 37-të dhe të 40-të, që vulosën fitoren 2-0. Në rastin e golit të parë ishte Majkëll Ngo që bëri si duhet veprimet me topin dhe në pozicion të përshtatshëm gjuajti saktë dhe nuk i dha asnjë shans Koliqit për të reaguar. Tre minuta më vonë, ekipi bardheblu vulosi fatin e ndeshjes, me një gjuajtje nga larg të Hoxhallarit, që u preh në rrjetë.

Në pjesën e dytë nuk pari ndryshim rezultati dhe Flamurtari u tregua i dobët në këtë përballje. Trajneri Mema nuk e fshehu gëzimin e fitores dhe u tregua mjaft i sinqertë në fund kur tha se Kupa ishte shansi i vetëm për Tiranën për të shkuar në Ligën e Europës, kurse rivali i tij Daja nuk e evitoi nervozizmin, teksa nuk i munguan edhe thumbimet për lojtarët e tij. Sidoqoftë, ai theksoi në fund se llogaritë nuk janë mbyllur ende.

Dhe se Flamurtari do të përpiqej ta përmbyste Tiranën në ndeshjen e kthimit, megjithëse bardheblutë mund të quhen favoritë tashmë për të kaluar në çerekfinale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh