AlbanianSport.com 23/01/2019 18:50
ASNN – Rusia nuk do të dënohet më por do të mbetet nën vëzhgim. Kështu ka vendosur Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut *WADA), pas kontrollit të kryer në laboratorin rus. Agjencia Anti-Doping e Rusisë (RUSADA) do “të vazhdojë punën”, pasi Rusia shmangi dënimet e reja për mungesën e një afati për të lejuar hyrjen e WADA-s në një laborator të Moskës, të akuzuar për doping të sponsorizuar nga shteti. “Ne mund të vazhdojmë të punojmë por ne ende kemi detyrime”, – u tha Juri Ganus gazetarëve në një konferencë për shtyp në Moskë.
Sidoqoftë, Bordi Ekzekutiv i WADA-s vendosi të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme, por njoftoi që Rusia do të mbetet nën shqyrtim, pavarësisht se nuk dënohet. Ky është kapitulli më i fundit në një çështje që u shfaq në korrik 2016 me raportin e Riçard MekLaren. Raport që dokumentonte përdorimin e dopingut në Rusi nga 2011-ta në 2015-ën që përfshin më shumë se 1,000 atletë në 30 sporte. WADA e kishte pezulluar RUSADA-n në shtator të vitit të kaluar, me kushtin se nuk i kishte dhënë të drejtë të hynte të kontrollonte mijëra mostra në laboratorin e Moskës në fund të vitit 2018.
Por, kur një ekip i WADA arriti muajin e kaluar, autoritetet ruse ngritën çështje për certifikimin e pajisjeve të tyre sipas ligjit rus. WADA kishte mbledhur të dhëna nga serveri i laboratorit dhe 19 instrumente testimi, të cilat mund t’i krahasonte me të dhënat e ofruara nga një informator në vitin 2017. “Ne kemi identifikuar rastet më të dyshimta – ne e dimë se çfarë po kërkojmë, – tha Janger. – Hapi tjetër është të marrim të dhënat e papërpunuara nga të dhënat e Moskës dhe të shohim nëse ato janë në përputhje me atë që kemi.”
“Duhet të ketë të njëjtat substanca në mostra si në të dhënat tona, – shtoi ai. – Ne nuk do të ndalemi, deri sa të kemi hetuar çdo rast që ne e konsiderojmë shumë të dyshimtë.”