Tenis / Cicipas, “përralla” vazhdon, tashmë në gjysmëfinale ndaj Nadalit

Share Button

AlbanianSport.com 22/01/2019 20:15

ASNN – Cicipas, “përralla” e sivjetme e “Australia Open”, eliminon Bautista-Agut e pret në gjysmëfinale Nadalin. Turneu i Hapur i Australisë në tenis, “Australia Open”, po dhuron surpriza të mëdha tek meshkujt, pasi talenti grek 20-vjeçar, Stefan Cicipas kaloi në gjysmëfinale të turneut. Pasi eliminoi me shumë bujë tenistin legjendar zviceran Rozher Federer, greku Cicipas eliminoi në çerekfinale argjentinasin Roberto Bautista-Agut me rezultatin 3-1.

Tashmë nuk është befasi, as fat, pasi Cicipas po tregon superioritet në fushë, dëshmuar me lojë mjaft cilësore dhe zhdërvjelltësi në veprime, duke qenë tashmë kandidat për të fituar trofeun e parë “Grend Slem” të këtij viti. 7-5 fitoi setin e parë greku, ndërsa argjentinasi fitoi setin e dytë 6-4. Më pas vijnë dy fitore radhazi të Cicipasit, me shifrat 6-4 dhe 7-6, duke bërë që tenisti helen të kalojë për herë të parë në karrierën e tij në gjysmëfinale të këtij turneu.

Sipas informacioneve që servirin mediat australiane, greku Cicipas bëhet tenisti më i ri që nga vit 2003 që arrin në gjysmëfinalen e “Australia Open” pas Endi Rodik. Tenisti grek tashmë e ka kaluar momentin e surprizave dhe në gjysmëfinale do të ketë përballë tenistin numër dy në botë, spanjollin Rafael Nadal. Spanjolli mposhti në çerekfinale tenistin amerikan Tiafoe, me rezultatin e thellë 3-0, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren.

Kështu, Nadal fitoi setin e parë 6-3, më pas të dytin 6-4 dhe në fund setin e tretë 6-2, duke kaluar me lehtësi në gjysmëfinalen e “Australia Open”. Padyshim, Rafael Nadal dhe serbi Novak Xhokoviç konsiderohen favoritë për të fituar këtë turne.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh