AlbanianSport.com 21/01/2019 18:05
ASNN – Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, mori sot vendimin e parë disiplinor për vitin 2019, ku ka paralajmërime të forta për klubet e Superiores që të mos shkelin Kodin e Drejtësisë Sportive, por edhe penalizime të ndryshme të disa lojtarëve për protesta ndaj arbitrave apo dhe sjellje të ulët ndaj kundërshtarit.
Më poshtë jepen të plota vendimet e Disiplinorit të FSHF-së, dhënë pikërisht ditën e sotme:
- KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast se përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
- KF “Teuta”, për sjelle të gabuar të spektatoreve, paralajmërohet se në rast se përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF
- Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Laçi”, Ded Bushi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Tirana”, në bazë të Nenit 13/1 të KDS, paralajmërohet se në rast se përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
- Lojtari i KF “Beslidhja”, Xhulio Berisha, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FK “Dinamo”, në bazë të Nenit 13/1 të KDS, paralajmërohet se në rast se përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
- FC “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
- Zyrtari i FC “Besa”, Klejdi Zenelaj, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes si dhe territorit përreth fushës.
- Pranimin e kërkesës se KF “Shkodra” U-19.
- KF “Kukësi’ U-19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë te luante në ndeshjen kundër KF “Shkodra” U-19 zhvilluar më datë 16.12.2018, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, gjobë në masën 600.000 (gjashqindë mijë) lek dhe me zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 136/1/e gjoba shlyhet në masën 3%.