Peshëngritje / Shaqiri: Të nxiten, jo të frenohem fëmijët drejt sportit (II)

Share Button

AlbanianSport.com 21/01/2019 16:15

ASNN – Sporti në Shqipëri po kalon një krizë financiare dhe një krizë besimi, e cila nuk duhet parë e shkëputur nga zhvillimet në fushat e tjerë të jetës, kryesisht zhvillimet sociale. Pakësimi i numrit të sportistëve në shumë disiplina është shqetësimi kryesor, ndërsa mungesa e një projekti kombëtar për zhvillimin e sportit nuk sjell prioritete dhe nuk i jep sportit vendin që i takon në një shoqëri. Kuptohet, pa para nuk bëhet sport dhe në kushtet e reja ky element është vendimtar.

Kështu mendon dhe një prej specialistëve më të mirë shqiptarë të peshëngritjes, Hektor Shaqiri, teknik me përvojë dhe njohës i ecurisë së sporteve të forcës në tërësi. Me një karrierë 46-vjeçare si trajner, Shaqiri jep orientimet e tij në veçanti për peshëngritjen, apelon për përfshirjen e teknikëve veteranë që ai i quan baballarët e shtangës, si dhe ndihmesën ndaj të rinjve, që sipas tij duhen paguar që ta ushtrojnë këtë sport. Mbi të gjitha, Shaqiri apelon të hiqen barrierat që u bëhen pengesë të rinjve.

Kjo është intervista e trajnerit të njohur të shtangës, Hektor Shaqiri, dhënë të përditshmes shqiptare, gazetës “SOT”, të cilën AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

... vijon nga dje

 

– Si e shihni ju të ardhmen e sporteve të forcës?

– Siç thashë unë do ta lidh medoemos me peshëngritjen. Unë e shoh paksa me frikë të ardhmen, duhet të kuptojmë realitetin dhe të vërtetën. Dhe e vërteta dhemb. Sporti nuk po merr rëndësinë e duhur dhe duke mos qenë prioritet ai e humb rëndësinë dhe perspektiva bëhet e zymtë. Të rinjtë qëndrojnë larg, nuk i tërheq sporti pasi nuk ofron ato shërbime që ata të ndjehen të sigurt në ndërtimin e një karriere sportive. Pastaj vjen momenti i menaxhimit të fondit, ku unë vazhdimisht kam dhënë këshillat e mia si specialist, në të mirë të zhvillimit të shtangës.

 

– Çfarë, konkretisht?

– Dihet që çdo federatë merr një fond “grant” për të organizuar veprimtaritë dhe për të inkurajuar në një formë apo tjetër sportistët, apo angazhimin e të rinjve në këtë sport. Të gjitha këto bëjnë pjesë në politikat e federatës për të rritur pjesëmarrjen dhe rezultatet. Unë jam i mendimit që pjesa që jepet si shpërblim financiar për sportistët nga buxheti i federatës të ndahet ndërmjet “elitarëve”, ndërsa gjysma tjetër të shkojë për të rinjtë. Pse e shtroj këtë propozim? Sepse ne duhet të mendojmë që tani për Olimpiadën e vitit 2024. Duke investuar sadopak tek të rinjtë, i inkurajojmë ata që të marrin rezultate të larta dhe u hapim rrugën të rinjve të tjerë të afrohen në këtë sport. Që të ndodhë kjo duhet që të mblidhet kryesia, por atje nuk ka specialistë dhe kjo kërkon detyrimisht zgjedhjen e një stafi me teknikë të vjetër e me përvojë, që të hartojnë një strategji të qartë për të ardhmen.

 

– Ju jeni trajner me përvojë të gjatë. Çfarë e bënte të veçantë peshëngritjen para vitit 1990?

– E kam nisur në vitin 1973 me të rinjtë e Tiranës. Ka pasur një rregull më parë që një trajner të futej në sistem pagese duhej të kishte të paktën 16 sportistë në ekip. Ne e shajmë sot sistemin e kaluar, por ja që kishte disa të mira që nuk i kemi sot, kishte disa rregulla që as mund t’i mendojmë sot, shumë herë më të mira. Çdo skuadër kishte minimalisht 16 vetë, kurse sot bëhet një veprimtari e rëndësishme dhe mblidhen 30 sportistë, aq sa mblidhte një ose dy ekipe në atë kohë. Nuk kishte veprimtari në atë periudhë pa praninë e 200 sportistëve. Dikush mund të thotë se kjo ishte thjesht sasi. Jo, nuk është kështu, atje ku ka sasi do të ketë dhe cilësi, pasi rritet rivaliteti. Në atë kohë kishe mundësinë të zgjidhje, e “të tepërtit” t’i largonim, kurse sot mbajmë sportistë nga halli. Çfarë do t’u ofrojmë fëmijëve dhe të rinjve sot që ata të ushtrojnë sportin? E kuptoni se nuk kemi uniforma, gjëja elementare në një sport?! Në bazë të uniformës identifikohesh, por shpesh as këto nuk ua ofrojmë. Për kushte të tjera si trajtim apo pagesë as që bëhet fjalë. Ta themi hapur: Sportistët e mirë në atë kohë paguheshin, kurse ne sot nuk u mbulojmë dot as urbanin me të cilin vijnë në stërvitje. Kemi fëmijë që vijnë të veshur me rroba “Gabi”, po si mund ta inkurajojmë atë që të ushtrojë sport kur nuk i sigurojmë atij, ose familjes, diçka motivuese? E shajmë atë kohë sot, por e vërteta është se në atë kohë investohej për sportin. Duke qenë se investohej, prindërit i sillnin me qejf fëmijët e tyre në stërvitje dhe i angazhonin në disiplina të ndryshme, por sot sporti nuk u jep shpresë dhe ky është realitet i dhimbshëm.

 

– Rënie e numrit të sportistëve në të gjitha sportet është sot një fakt evident dhe i pranuar…

– Sot sporti ka rënie të madhe në sasi dhe duhet ndërhyrje urgjente që ai të mos shuhet. Dhe që të mos shuhet duhet stimuluar në forma të ndryshme. Nuk mund t’u merret lekë prindërve pse vijnë fëmijët në stërvitje, kjo është e papranueshme. Sot familjet shqiptare, fëmijët e të cilëve vijnë të stërviten, nuk kanë mundësi financiare, prandaj duhen mbështetur. Një prind paguan për djalin që t’i bëhet futbollist, me shpresën se ai do të ndërtojë një karrierë të madhe ku do të nxjerrë fitime, po në peshëngritje apo në sportet e tjera si mund ta motivojmë këtë fëmijë apo prindin e tij? Prandaj del detyrë e institucioneve që të lehtësojnë barrierat që kanë vënë për të rinjtë dhe të rejat që ushtrojnë sport, të mbështetet fort talenti dhe në kampionatet kombëtare të moshës Nën-15-vjeç, mundësisht të jepen stimuj financiarë që fëmijët të ndihen të vlerësuar.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh