AlbanianSport.com 21/01/2019 13:30
ASNN – Irani ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Omanit duke kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Azisë. Skuadra e trajnerit portugez, Karlos Kerioz, i ka mbijetuar një sfide të nisur aspak mirë, tepër kaotike, kur që në minutën e parë dënohen me një 11-metërsh. Por ka qenë portieri Beiranvand që ka shpëtuar portën nga pësimi i golit.
Më pas vijnë ehe golat e shënuar nga Xhahanbakhshi dhe Dexhagahu në Stadiumin e Abu Dhabit, që e dërgojnë Iranin në çerekfinale. Atje do të përballen me Kinën, e cila ka mundur Tajlandën 2-1. Trajneri i përfaqësueses së Iranit, Karlos Keiroz, ka shprehur opinionin e tij për atë 11-metërsh të pësuar që në minutën e parë të takimit, duke e cilësuar atë të rrallë.
“Është hera e parë në jetën time që shikoj se një ekip ndëshkohet me 11-metërsh që në minutën e parë të ndeshjes, – ka pohuar ai. – Ndaj edhe mundësia që lojtarët e mi të tronditeshin, të humbnin përqendrimin ishte shumë e madhe. Por e rëndësishme ishte se ata arritën ta përballojnë dhe ta kalojnë me sukses atë çast të vështirë. Unë ua kam thënë shpesh atyre që nuk duhet të humbin instinktet e tyre në asnjë moment të lojës.”
“Sepse në futboll ka shumë të papritura. Unë e di që ata janë lojtarë të aftë dhe luajnë me zemër”, – ka përfunduar portugezi i stolit të Iranit.