AlbanianSport.com 19/01/2019 19:00
ASNN – Shkëndija, destinacion më i preferuar se Partizani, vesh kuqezi Agim Ibraimin. Ky i fundit ka një karrierë të spikatur me Dinamon e Zagrebit dhe disa skuadra të tjera, duke krijuar profilin e një futbollisti të spikatur dhe shumë të kërkuar në treg. Së fundmi Ibraimi ka bërë një zgjedhje, duke u veshur kuqezi në Tetovë, pra firmosi me Shkëndijën e Tetovës. Ai është 30-vjeçar, por ka ende sharmin e një elementi që duhet në planin afatgjatë.
Me këtë lëvizje, Shkëndija fitoi duelin me dy skuadrat e tjera shqiptare, Partizanin dhe Kukësin, që e kishin në planet e tyre këtë futbollist. Duket se Ibraimi bëri një zgjedhje zemre, aq më tepër që Shkëndija ka prej disa sezonesh që dominon futbollin në Maqedoni, është kryesuese e garës dhe një pretendente për të shkuar në fazën e grupeve në një nga veprimtaritë e UEFA-s. Është moment që nuk përshkruhet më fjalë”, – u shpreh Ibraimi pas hedhjes së firmës.
“Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu, ka vijuar ai. – Bëhet fjalë për klubin tim të zemrës dhe asnjëherë nuk kam dyshuar se një ditë do të kthehesha. Kujtoj çastet e fëmijërisë te Shkëndija dhe ndjenjën kur jam ndarë me klubin dhe familjen në moshë shumë të re. Për çdo sukses që kam arritur në karrierën time me klubet ku kam luajtur kam qenë entuziast se ato gjëra do t’i përjetoja me Shkëndijën, qoftë titujt apo sukseset në Kupat e Evropës.”
Veçanërisht të emocionuar u shfaqën “Ballistët”, grupimi i famshëm i tifozëve të Shkëndijës, të cilët besojnë se me Agim Ibraimin mund të shkojnë larg jo vetëm në futbollin maqedonas, por edhe në veprimtaritë kontinentale. Vetë Ibraimi u ka dedikuar mesazh të veçantë, ku shpreson të ketë suksese me kuqezinjtë tetovarë.