Keiroz: Krenar për ofertën e Kolumbisë, por tani për tani jam me Iranin

Share Button

AlbanianSport.com 19/01/2019 18:05

ASNN – Trajneri i Iranit, Karlos Keiroz, mund të marrë drejtimin e Kolumbisë. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e Federatës Kolumbiane të Futbollit, të cilët kërkojnë që, ish-trajneri i Realit të Madridit, t’u bashkohet atyre pas Kupës së Azisë. Por trajneri portugez, i cili është trajner i Iranit për tetë vjet, këmbënguli se ai mbetet i angazhuar për të sjellë çmimin më të madh të futbollit aziatik në vend për herë të parë në më shumë se 40 vjet.

“Nuk ka dyshim se Kolumbia shprehu interesin dhe besimin e tij në mua, – i tha Keirozi Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP-së. – Është një ekip kombëtar i pabesueshëm me lojtarë fantastikë dhe një renditje shumë të lartë të FIFA-s, vendi i 12-të. Është një nder për mua ta drejtoj atë besimi që më japin, është diçka që më bën shumë krenar. Por në këtë moment përgjegjësia ime është me Iranin. Pas Kupës së Azisë unë do ta marr në konsideratë këtë ftesë të Kolumbisë”, – shtoi 65-vjeçari.

Ai e drejtoi Iranin edhe në fazën e grupeve të Botërorit në Rusi. Por pavarsisht nga paraqitja e mirë në Botërorin të ekipit, autoritetet iraniane të futbollit vendosën të mos i ofrojnë atij një kontratë të re 4-vjeçare, një vendim, të cilin e nuk e priti mirë ish-trajneri i Portugalisë. “Të jem i sinqertë, u habita pak, – pohoi ai. – Por këto rrethana nuk u krijuan nga unë, ishte vendimi i federatës. Trajnerët e kanë të ardhmen e tyre në duart e presidentëve.”

“Ata duan të lëvizin në një drejtim tjetër dhe me siguri do të gjejnë edhe një zgjidhje tjetër”, – shtoi portugezi. Irani është favorit për të fituar Kupën e Azisë dhe Keirozi e vlerësoi dëshirën dhe vendosmërinë e treguar nga lojtarët e tij përkundër trazirave të shkaktuara nga sanksionet e vendosura në vend. “Njerëzit po vuajnë me këto sanksione emocionale që po prekin vendin dhe shoqërinë, por kur jetoni së bashku me këta njerëz fantastikë, ju bini në dashuri me ta”, – theksoi ai.

“I dua lojtarët e mi sepse ata kanë karakter të fortë, gjithmonë duan të përmirësohen, janë kaq të përkushtuar për vendin dhe bluzën e tyre”, – ka përfunduar trajneri portugez i përfaqësueses së Iranit, Karlos Keiroz.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh