AlbanianSport.com 19/01/2019 17:10
ASNN – Xhonatan Islami është shpallur Sportisti i Vitit 2018 në Aeronautikë, në një ceremoni të zhvilluar të premten në mbrëmje në Tiranë. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, kjo është një traditë po konsolidohet për ta nxitur edhe më zhvillimin e këtij sporti në vend, ndërsa synohet shtrirjen e këtij sporti në disiplina të reja.
Aeronautika shqiptare ka vlerësuar të premten në mbrëmje në kryeqytet më të mirët e saj për vitin 2018 dhe, për të dytin vit radhazi, Çmimin e Sportistit të Vitit e mori Xhonatan Islami. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, kjo është një traditë po konsolidohet për ta nxitur edhe më zhvillimin e këtij sporti në vend.
Ndërkohë që Islami e ka hedhur vështrimin drejt Botërorit, Tërshana synon shtrirjen e këtij sporti në disiplina të reja. Në këtë ceremoni, përveç 3 fituesve të çmimeve kryesore të vitit janë dhënë edhe 4 diploma për paraqitjen e bërë gjatë vitit që shkoi.