AlbanianSport.com 19/01/2019 15:20
ASNN – Ish-trajneri Artan Merxhushi është kthyer tek Dinamo si drejtor teknik dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai ka përvijuar edhe synimet e bluve për këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm. Natyrisht, për Merxhushin, synimi madhor është rikthimi i Dinamos në Kategorinë Superiore, ku mungon prej vitesh tashmë.
Është emëruar ditët e fundit në detyrën e drejtorit teknik të Dinamos, dhe për Artan Merxhushin, ky është një rikthim në shtëpi. Dhe në këtë rikthim, ish-trajneri i bluve e ka të qartë misionin. Dinamo ka vite që dergjet në nivelin inferior të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, dhe për 50-vjeçarin e pranon se kjo përbën një problem.
Megjithatë, Merxhushi thekson se gjërat do të ndryshojnë. Dinamo mban venndin e 3-të të grupit A të Kategorisë së Parë dhe ish-futbollisti thekson se do të synohet të merret maksimumi dhe të hidhen baza të shëndosha për sezonin e ardhshëm. Në përfundim, drejtori i ri teknik ka folur edhe për synimet e Dinamos në merkato.