Infantino, në garë me kohën për Botërorin me 48 ekipe që në Katar 2022

Share Button

AlbanianSport.com 18/01/2019 18:05

ASNN – Botërori i Katarit me 48 ekipe? Infantino jep lajmin e madh për Botërorin e 2022-shit. Festivali më i madh futbollisti i pas 3 viteve do të zhvillohet në Katar, një vend i pasur i Lindjes së Mesme. Kjo është hera e parë që një veprimtari e këtyre përmasave zhvillohet në një vend të këtij rajoni, tepër i trazuar për dekada me radhë, si pasojë e paqëndrueshmërisë politike dhe konflikteve etnike e fetare, kryesisht midis izraelit dhe fqinjëve të tij arabë. Me pak fjalë, Botërori i vitit 2022 do të zhvillohet në një vend arab dhe kjo është një risi e madhe.

Gjithçka është bërë gati për këtë veprimtari dhe organizatorët po vijojnë të punojnë me intensitet për të përmbyllur në kohë punimet e impianteve të reja e ultramoderne që do të presin Botërorin pas 3 vjetësh. Por një surprizë tjetër pritet të ndodhë në kuadër të Botërorit të Katarit. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka deklaruar se po bind shumicën e vendeve anëtare të organizmit që qeveris futbollin botëror që ky edicion të zhvillohet me 48 skuadra. Dihet që Botërori luhet me 32 ekipe dhe vendimi për t’u luajtur me 48 skuadra është marrë për Botërorin e vitit 2026.

Por Infantino beson se kjo skemë me 48 ekipe mund të aplikohet që në Botërorin e radhës, atë të Katarit. “FIFA do të vendosë rreth kësaj çështjeje jo më larg se qershori i këtij viti, pasi të bëhet studimi i fizibilitetit, – u shpreh Infantino për mediat. – Ka një lobim të fortë që Botërori “Katar 2022” të luhet me 48 ekipe dhe në Katari janë të hapur për diskutimet lidhur me numrin prej 48 përfaqësuesesh, pasi nuk do të jetë e lehtë të organizohet një Botëror me kaq shumë ekipe, sepse kemi të bëjmë me 16 skuadra më shumë.”

“Dëshira është që ndeshjet të zhvillohen edhe jashtë Katarit, në vendet fqinje, por siç e dini, situata politike në vendet rreth e qark nuk është më e mira. Duket si një ëndërr një Botëror me 48 ekipe që nga “Katar 2022”-shi, por ne kemi përkrahjen e shumicës së federatave pjesëmarrëse”, – ka përfunduar presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh