Dëmtimi i “Elbasan Arena”, Disiplina ndëshkon vendasit & Tiranën

Share Button

Elbasan-Arena-i-demtuar-shkallet

AlbanianSport.com 26.11.2014 18:55

ASNN – Përveç kostos financiare, dhuna e shkaktuar gjatë ndeshjes së ditës së diel midis Elbasanit dhe Tiranës u ka kushtuar edhe sportivisht të dy klubeve. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur sot, i ka ndëshkuar të dy klubet me nga 6 ndeshje pa tifozë, si dhe me një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Gjithashtu vendimi i Disiplinës i detyron të dy klubet të zhdëmtojnë dëmet e kryera nga tifozeritë e tyre në sektorin përkates, referuar raportit të hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”. Ajo që vlen të theksohet është se pas dënimit të Tiranës për t’i luajtur 15 ndeshje në fushën e vet pa tifozë, klubit bardheblu i shtohet edhe ky dënim me 6 ndeshje pa tifozë edhe në fushë të huaj.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës kërkon që ekzekutimi i këtij dënimi nga klubet pritëse të realizohet duke mos siguruar vendet e përcaktuara në stadium për tifozerinë mike. Po kështu, lojtari i Elbasanit, Xhulio Jaupi, për provokim të publikut, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

Ja procesverbali i plotë i mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës pranë FSHFsë:

 

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

KOMISIONI I DISIPLINES      

     Tirane me 26/11/2014

                                                                 PROCESVERBAL

I mbajtur sot me date 26 Nentor 2014, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.

 

VENDOSI:

  1. KF “Elbasani”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes, denohet me 6(gjashte) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkatese si dhe me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te zhdemtoje demet e kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.
  2. KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi, denohet me zhvillimin e 6(gjashte) ndeshjeve pa pjesemarrjen e tifozeve te ketij ekipi ne ndeshjet qe ky ekip do te zhvilloje si ekip udhetues , bazuar ne nenin 66/3.b te KDS. Ky denim i shtohet denimit te dhene nga ky komision per zhvillimin e ndeshjeve pa tifoz nga ky klub ne fushen e tij. Ekzekutimi i ketij denimi nga klubet pritese, do te realizohet duke mos siguruar vendet e percaktuar ne stadium per tifozerine mike.
  3. KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi, denohet me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.
  4. Denimi i dhene ne pike 2 te ketij vendimi per KF “Tirana”, i shtohet denimit te dhene ndaj KF “Tirana” per zhvillimin e ndehsjeve pa tifoze ne fushen e saj dhe si rast i perseritur i shkeljeve te renda,bazuar ne nenin 134 te KDS ndalohet konvertimi i ketyre denimve sipas nenit 135 te KDS.
  5. Lojtari i KF “Elbasani”, Xhulio Jaupi, per provokim te publikut , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.
  6. KF “Naftetari”, per hedhje te sendeve ne fushen e lojes, duke shkaktuar nderprerjen e perkoheshme te lojes, denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS.
  7. Lojtari i KF “Naftetari”, Endri Koroveshi dhe lojtari i KF “Sopoti”, Pinto Junior, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtare, denohen secili me nga 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  8. Lojtari i KF “Skrapari” , Eliner Duro, per sjellje jo sportive te zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
  9. KF “Vllaznimi” U-17, per mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Burreli” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
  10. Ngjarjet e ndodhura ne ndeshjen midis KF “Teuta” U-19 dhe KF “Dinamo” U-19, do te behet mbledhjen e ardhshem te KDS pasi te mblidhet informacioni i nevojshem.

 

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh