AlbanianSport.com 17/01/2019 23:00
ASNN – Një fazë stërvitore njëmujore në Itali, për ta nisur sa më mirë vitin 2019, ku synimet janë madhore. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Qendra Olimpike në Romë, shkodrani rrëfen përgatitjet dhe shpalos edhe objektivat për këtë viti në Kampionatin Ballkanik, Evropian dhe atë Botëror.
Atleti i mirënjohur shqiptar, Izmir Smajlaj e ka nisur vitin 2019 në Itali, ku do të stërvitet për një periudhë njëmujore, falë një bashkëpunimi të KOKSH-it me KONI-n italian. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Qendra Olimpike në Romë, shkodrani ka shpalosur edhe objektivat për vitin 2019.
Izmir Smajlaj është rekordmen i Shqipërisë në kërcim së gjati, ndërsa është njëkohësisht edhe kampion i Ballkanit, por edhe i Evropës në salla të mbyllura.