AlbanianSport.com 26.11.2014 18:00
ASNN – Fitorja me shifrat e thella 6-2 ndaj Këlcyrës i ka hapur rrugë arritjes së objektivit të skuadrës bregdetare. Një fitore mëse e merituar ajo që skuadra himarjote mori në fundjavën e shkuar ndaj miqve nga Këlcyra.
Në një deklaratë të dhënë për gazetat sportive të ditës, mesfushori me tipare sulmuesi Aleksandër Dhrami pohoi: “Skuadra ka funksionuar më së miri në këtë takim, atje ku të gjithë futbollistët i zbatuan me përpikëri detyrat që u ngarkoi trajneri përpara ndeshjes.”
“Kjo fitore na rrit shumë në të gjitha aspektet dhe ne e dëshironim në këtë moment, – ka vijuar ai. – Shpresoj që këtë paraqitje ta bëjmë edhe në Rrogozhinë përballë Egnatias. Një skuadër që e vlerësojmë maksimalisht, por ne luajmë vetëm për 3 pikët”.