AlbanianSport.com 17/01/2019 17:30
ASNN – Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit të klubeve të Evropës, Euroliga, luan takimet e javës së 19-të të sezonit të rregullt të saj, dhe, sikundër ka bërë gjatë këtij sezoni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë të premten takimin më të spikatur. Bëhet fjalë për duelin spanjollo-italian, midis Baskonian dhe Milanit. Në këtë sfidë, që do të vijë nga transmetuesi publik në kanalin RTSH Sport të premten duke nisur nga ora 21:00, spanjollët dhe italianët, që kanë fituar nga 8 ndeshje dhe i kanë humbur 10 ndeshjet e tjera të këtyre 18 javëve të këtij sezoni.
Kësisoj, ata janë përfshirë në një betejë 3-she për vendin e 8-të. Baskonia vjen në këtë sfidë pas një fitoreje bindëse ndaj Gran Kanarias, ku kapërceu dëmtimet dhe përdori rotacionin e shkurtër për të fituar ndeshjen. Në anën tjetër, Milani duhet të reagojë pas dy humbjes radhazi. Për ironi të fatit, janë dy ish-lojtarë të Baskonias, Majk Xhejms, me 19.8 pikë për ndeshje dhe Vladimir Micov, me 14.6 pikë për ndeshje, kanë qenë dy basketbollistët që e kanë mbatur mbi shpatulla ekipin milanez, së bashku me qendrën Arturas Gudaitis.
Ky i fundit ka shënuar 13.4 pikë për ndeshje dhe 7.6 topa të zotëruar në tabelë për ndeshje. Për këtë arsye, të premten në mbrëmje pritet një përballje e fortë në Arenën “Fernando Buesa”. Në fakt, Milani vjen në këtë sfidë të kthimit pasi e mposhti Baskonian 93-90 në fushën e vet më 21 nëntor 2018 në takimin e parë. Për të gjitha këto arsye, Baskonia do ta synojë ta shfrytëzojë sa më tepër fushën e vet, për të marrë një fitore që do vlente praktikisht 4 pikë dhe mund të rezultonte vendimtare në kualifikimin për më tej.