AlbanianSport.com 17/01/2019 15:40
ASNN – Presidenti i “Ferrarit”, John Elkann, i ka hedhur poshtë me forcë zërat se skuadra italiane e Formulës 1 po përballet me një krizë të brendshme të menaxhimit dhe mund t’i drejtohet për ndihmë edhe për ish-shefit Stefano Domenikali. Promovimi i fundit i shefit teknik, Matia Binoto, në detyrën e drejtorit të ekipit të ri, duke zëvendësuar Mauricio Arrivabenen, çoi në spekulimet se ky mund të jetë fillimi i një periudhe ndryshimi të madh në “Maranelo”.
Ndërkohë, ka zëra edhe se pozita e kreut ekzekutiv të skuadrës, Luis Kamileri po lëkundej dhe është lënë të nënkuptohej që kreu ekzekutiv i “Lamborginit”, Domenikali, mund të thirrej sërish tek “Ferrari”. Por në një letër të hapur për tifozët, që u botua në “Gazzetta dello Sport”, Elkani sqaroi se nuk ka plane për ristrukturim të mëtejshëm në Ferrari dhe argumentoi se emërimi Binotos nuk ishte një përgjigje paniku e shkaktuar nga konflikti i brendshëm.
“Kam lexuar me fjalë të habitshme dhe mendime që m’i kanë vënë mua në gojë për “Ferrarin”, por që kurrë nuk janë thënë prej meje dhe nuk reflektojnë mendimet e mia”, – shkruante Elkani. – Ndihem i detyruar të sqaroj disa pika, për të mirën e lexuesve dhe për respektimin e së vërtetës. Emërimi i Matia Binotos si drejtori të skuadrës së “Ferrarit” nuk përfaqëson ‘kthesë’ në menaxhim dhe nuk rrjedh nga mosmarrëveshjet e supozuara brenda ekipi.”
“Përkundrazi, ishte një zgjedhje e bërë nga kompania në marrëveshje me Mauricio Arrivabene, i cili ka punuar pa u lodhur në katër vitet e punës në atë pozitë për ta kthyer skuadrën tonë përsëri në nivelet e konkurrencës që meriton. Së bashku, dhe me kontributin e të gjitha anëtarëve të skuadrës së “Ferrarit”, do të arrijmë qëllimet që kemi paraqitur publikisht disa muaj më parë nga Maranelo”, – ka përfunduar Elkani.