AlbanianSport.com 17/01/2019 12:00
ASNN – Njihuni me 20 sportistët më të paguar në histori, Mesi e Ronaldo jashtë 10-shes, dominojnë golfistët, basketbollistët dhe boksierët. Futbollistët nuk janë sportistët më të paguar në botë. Këta janë 20 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave, të cilët AlbanianSport.com ju ka sjellë në 4 ditët e shkuara në 4 pjesë dhe sot është pjesa e 4-t dhe e fundit.
… vijon nga dje
- Mikael Shumaker
Fitimet e karrierës: 1 miliard Dollarë
Shëndeti i Shumaker, 50 vjeç, ka qenë i një mister, pasi një aksidenti skish në alpet franceze në vitin 2013, aksident që e la në koma. Gjigandi gjerman i Formula 1 ka dominuar këtë sport në mënyrë të pabesueshme, ndërsa ka fituar 7 tituj dhe është në listën e “Forbes” krahas 6 sportistëve të tjerë që prej vitit 1990. Shpenzimet për shëndetin vitet e fundit kanë “holluar” disi llogaritë e tij, por edhe pse në koma, imazhi i tij shet jashtëzakonisht shumë.
- Xhek Niklas
Fitimet e karrierës: 1.2 miliardë Dollarë
Kompania e dizenjimit të uniformave të Niklas është përgjegjëse për 410 kurse në 41 vende, me fituesin 18-vjeçar të përfshirë në tre të katërtat e projekteve. Përveç dizajnit të kursit, perandoria e biznesit Niklas përfshin pasuri të patundshme, verë, akullore, pije, akademi të golfit, limonadë dhe më shumë. Nëse ka një njeri që i vijnë paratë me thasë nga reklamimi ai është padyshim Xhek Niklas.
- Arnold Palmer
Fitimet e karrierës: 1.4 miliardë Dollarë
Palmer vdiq në shtator 2016, por pasuria e tij akoma u rrit me 40 milionë dollarë gjatë vitit 2017. Më shumë se 400 dyqane shesin veshje “Arnold Palmer” në Azi, me plane për të hyrë në tregje të reja si Tajlanda dhe Vietnami. Pasuria e tij ka ardhur nga marrëveshjet me 39 kompani të licencuar. Partneriteti midis themeluesit të “IMG Mark McCormack” dhe klientit të tij të parë, Palmer, ka sjellë revolucion në marketingun e sportit.
- Tajgër Uds
Të ardhurat e karrierës: 1.7 miliardë Dollarë
Ndoshta Tajgër Uds mund të ishte në vend të parë, sepse i ka pasur mundësitë, por lëndimet dhe tërheqjet e shumta nga veprimtaritë e kanë penalizuar. Sporti amerikan nuk ka parë një të dytë që të fitojë më shumë në karrierën e tij sesa Tajgër Uds. Është fama e tij që tërheq ende sponsor dhe Ud është një reklamues i pamatë për të sjellë fitime. Dhe ai ende vijon partneritetin me “Woods”, me “TaylorMade”, “Bridgestone” dhe “Monster Energy”, të cilat vijojnë t’i sjellin fitime miliona-dollarëshe në xhepat e tij.
- Majkëll Xhordan
Fitimet e karrierës: 1.85 miliardë Dollarë
Xhordan vazhdon të mbajë marrëdhëniet e tij të përjetshme me “Gatorade”, “Hanes”, “Nike” dhe “Deck”, por investimi që e bëri atë një miliarder ishte çmimi prej 175 milionë dollarësh që mori nga “Charllote Bobcats” (tani “Hornet”) gjatë vitit 2010. Aksionet e “Hornets” më 2013 tani janë me vlerë 780 milionë dollarë. Fitimet e Majkëll Xhordanit janë në forma të ndryshme dhe ky fitim ka nisur që herët në karrierën e tij për të vijuar edhe pasi doli në “pension”. Duke qenë basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Majkëll Xhordan është një reklamues i fuqishëm, plus që po investon dhe vetë duke qenë aksioner në kompanitë reklamuese. Ka shumë përllogaritës të pasurisë së tij që thonë se ai ka fituar në karrierën e tij më shumë se 2 miliard dollare, kryesisht nga marketingu.