Kombëtarja / 4 “moskëtierët” e plagosur kuqezinj shqetësojnë Panuçin

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2019 15:20

ASNN – 4 të “plagosurit” e Kombëtares shqetësojnë Panuçin, “bilanc lufte” në radhët e kuqezinjve. Disa dëmtime radhazi të lojtarëve të Kombëtares kanë sjellë shqetësim tek stafi i skuadrës kuqezi, me në krye Kristian Panuçin. Bëhet fjalë për mbrojtësin Mërgim Mavraj që theu dorën ditën e martë tek Ingolshtadti. Mbrojtësi ka gjasa të mungojë disa javë e të humbasë formën e tij të mirë sportive, duke vënë në siklet Panuçin për qendërmbrojtës.

Një tjetër lojtar i dëmtuar është Rei Manaj, i cili theu hundën tek Albasete në duelin kundër Granadës. Me maskë në fytyrë ai është kthyer në stërvitje, por dyshimet janë që Manaj të mos jetë plotësisht në formë për të luajtur në nivele të larta, për më tepër në ndeshjet e rëndësishme kualifikuese të kampionatit Evropian, ku Kombëtares i duhen goledadorë të mirëfilltë dhe lojtarë në formë maksimale sportive. Një tjetër dëmtim serioz dhe me peshë në Kombëtare është ai i sulmuesit të krahut, Eroz Grezda.

Ai ka dëmtuar këmbën e majtë dhe ka gjasa të mungojë dy muaj, ku vihet në rrezik edhe prania në përfaqësuese. Edhe po të kthehej në kohë, Grezdës do t’i duhej shumë punë për të rikapur formën e tij optimale. Futbollisti nga Kosova është një zgjedhje e përhershme e Panuçit dhe nuk dihet si do të veprojë trajneri nëse ai do të mungojë në duelin e parë me Turqinë në muajin mars. Një tjetër shqetësim është dhe ai i Ledian memushajt, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe stërvitet i diferencuar tek Peskara.

Nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë, por kjo mund të kushtëzojë formën sportive të mesfushorit vlonjat, gjë që mund të ketë ndikim negativ në Kombëtare. Duke marrë parasysh edhe faktin që Odise Roshi ende nuk është kthyer në fushë dhe nuk mund të jetë gati, shkon në 5 numri i lojtarëve titullarë që nuk do të jenë të gatshëm për Kristian Panuçin në duelin e parë eliminator të Evropianit të ardhshëm, atë ndaj Turqisë, takim që luhet në Elbasan në muajin mars.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh