AlbanianSport.com 15/01/2019 23:00
ASNN – Në Rumani luajnë disa lojtarë shqiptarë, një pjesë e të cilëve luajnë janë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë. Së fundmi këtij grupi i është shtuar edhe Armando Vajushi, i cili është në provë tek Botoshani. Madje Vajushi ishte të martën në fushë në takimin miqësor që skuadra e tij luajti ndaj skuadrës së njohur bullgare të Ludogoretsit, fituar nga rumunët 3-1.
Vajushi u aktivizua në pjesën e dytë dhe bëri një paraqitje të mirë, por vendimi për të nuk do të jepet tani. Ai është në provë dhe do të bëjë edhe teste të tjera para se të marrë miratimin nga klubi. Pra lidhja e një kontrate të Vajushit me Botoshanin është ende herë të ndodhë. Lojtari ka dhe një javë tjetër kohë të tregojë vlerat e tij që të marrë dritën jeshile nga klubi rumun. Ndërkohë, një tjetër lojtar shqiptar spikati sot në një ndeshje miqësore me skuadrën e tij rumune.
Është fjala për Azdren Llullakun, i cili shënoi golin e parë për vitin 2019. Skuadra e tij, Astra, barazoi 1-1 në Antalia me skuadrën zvicerane të Jang Bojs. Llullaku shënoi në minutën e 20-të të ndeshjes. Llullaku ka prej disa muajsh që nuk ftohet në Kombëtare. Madje trajneri Kristian Panuçi nuk e ftoi fare Llullakun në ndeshjet e Ligës së Kombeve, por golat e tij të shumtë që ka shënuar në ligën elitare rumune dhe forma e mirë që po kalon, sigurojnë sinjale të mjaftueshme për trajnerin italian të Kombëtares që sulmuesi Llullaku të marrë ftesë në ekipin përfaqësues.