AlbanianSport.com 15/01/2019 18:25
ASNN – Së fundmi, klubi i Vllaznisë kuqeblu ka afruar në skuadër një lojtar me emër të spikatur si Arsid Kruja. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar shkodrani e cilëson këtë lëvizje si një rikthim në shtëpi.
25-vjeçari ka rrëfyer edhe periudhën njëvjeçare që kaloi tek skuadra e Teutës. Sulmuesi thekson se ai është plotësisht i gatshëm fizikisht për këtë aventurë me skuadrën e qytetit të vendlindjes, për të cilën thekson se misioni është i qartë.
Për Krujën, prova e parë madhore për Vllazninë është përballja e Kupës së Shqipërisë, ku synimet janë madhore.