Volejboll – Meshkuj / Tomorri: Partizani, i dyzuar për synimet këtë sezon (I)

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2019 17:30

ASNN – Ylli Tomorri: Partizani pret përforcime, në të kundërt promovojmë të rinjtë. Trajneri i njohur i volejbollit të meshkujve në Shqipëri, aktualisht në krye të stolit të Partizanit, Ylli Tomorri, beson se Partizani i tij mund të futet në garë për titullin nëse klubi do të bëjë merkato cilësore në këtë periudhë, pra nëse afron lojtarët cilësorë. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive shqiptare “Panorama Sport”, Tomorri pranoi se pa këto afrime cilësore, Partizani nuk do të mund të rivalizojë në garën për titullin “kampion”.

Dhe, nëse nuk bëhen blerje, skuadra e tij do të promovojë të rinjtë në kampionat për të bërë një garë të fortë e me dinjitet dhe për t’u dhënë impuls atyre. “Faza e dytë e kampionatit do të jetë krejtësisht e ndryshme nga pjesa e parë, – u shpreh Tomorri për të përditshmen në fjalë, – si për ne ashtu dhe për kundërshtarët tanë në garë. Arsyet janë të ndryshme, por arsyeja kryesore ka të bëjë me rivalitetin dhe betejën e fortë për titull. Natyrisht, ekipet do të përforcohen dhe do të dhurojnë paraqitje të tjera, më të forta. Kështu që mendoj se kjo pjesë e kampionatit nuk do të jetë e vakët si faza e parë.”

“Parashikoj një garë dhe një luftë të fortë sportive nga të gjitha ekipet”, – shton ai. Më pas vjen komenti nëse Partizani do të hyjë apo jo në merkaton e dimrit. “Si të gjitha ekipet e tjera, edhe ne do të bëjmë lëvizjet tona për të qenë sa më të gatshëm në përballimin e fazës së dytë, – vijoi tekniku i volejbollit të skuadrës së Partizanit. – Nëse do të kemi përforcime, pra nëse do të ketë afrime, do të rritet paraqitja e skuadrës dhe kërkesa rritet, gjithashtu, për një nivel më të lartë. Por nëse nuk do të kemi afrime në ekip, atëherë mendoj që Partizani nuk do të jetë pretendent për titull.

“Atëherë do të punoj në rritjen e lojtarëve me perspektivë që aktualisht janë pjesë e ekipit të Partizanit”, – shton trajneri veteran. Nuk mungon në intervistën e Tomorrit dhënë për “Panorama Sport”-in edhe qëndrimi i tij për programin stërvitor në këto ditë të ftohta të janarit. “Përveç të ftohtit të këtyre ditëve gjithçka tjetër po shkon mirë, – pohon 68-vjeçari. – Skuadra po stërvitet me intensitet në kohën e duhur. Djemtë po punojnë dhe po sakrifikohen, por mund të them që i ftohti ka qenë një pengesë e madhe në këtë periudhë.”

“Pasi temperaturat e ulëta e bëjnë të vështirë të luash volejboll, por nuk kemi çfarë të bëjmë, pasi kjo nuk vare nga ne”, – u shpreh ndër të tjera trajneri i Partizanit në volejboll për meshkuj, Ylli Tomorri.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh