AlbanianSport.com 15/01/2019 16:35
ASNN – Eliminohet në minutat e fundit nga Kupa e Azisë, trajneri jep dorëheqjen. Pavarësisht se është një nga vendet me popullsi të madhe në botë, India nuk njihet si ndonjë vend i madh në futboll, por të hënën, ajo ishte pranë një arritje historike, kualifikimit përtej fazës së grupeve të Kupës së Azisë. Por një humbje 0-1, e pësuar për më tepër në minutat shtesë dhe pas një goditjeje nga pika e bardhë, çoi në eliminin e saj dhe kualifikimin e arabëve.
Bahreini, i bashkohet kështu Emirateve të Bashkuara Arabe, që e çimentuan vendin e tyre si fitues të Grupit A, pas një barazimi 1-1 me Tajlandën. Edhe kjo e fundit, kualifikohet për më tej. E gjithë kjo ka bërë që trajneri i Indisë, Stefen Konstantin, të japë dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes. “Unë kam qenë këtu për 4 vjet dhe objektivi im që nga dita e parë ishte kualifikimi për Kupën e Azisë, – deklaroi anglezi. – Unë e arrita këtë dhe ne kemi thyer disa rekorde.”
“Prandaj jam jashtëzakonisht krenar për lojtarët për gjithçka që ata kanë dhënë. Unë mendoj se cikli im është i përfunduar,” – shtoi 56-vjeçari, i cili iu ribashkua Indinë për një aventurë të dytë më 2015-ën. India e shtangu Tajlandën, duke e mundur 4-1 në takimin e parë në grup, që ishte fitorja e saj e parë në Kupën e Azisë në më shumë se 50 vjet. Por një humbje 0-2 me Emiratet e Bashkuara Arabe bëri që takimi i 3-të të ishte vendimtar.
Indianët, të cilët njihen më tepër për kriketin sesa për futbollin, u mundën nga Bahreini, duke e mbyllur këtu këtë aventurë kontinentale.