Amir Rrahmani: Pse e zgjodha e Kosovën & aventura ime me Partizanin

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2019 12:55

ASNN – Amir Rrahmani hap “petët e lakrorit”: “Partizani fitonte kur ishte komunizmi, me Kombëtaren e Shqipërisë u ndava kur s’më morën në “Francë 2016”.” Amir Rrahmani është pjesë e Dinamos së Zagrebit dhe të hënën u përball me ish-skuadrën e tij në Shqipëri, Partizanin. I intervistuar nga seksioni sportive i faqes në Internet të së përditshmes së njohur kroate, “Jutarnji List” (sportske.jutarnji.hr), Rrahmani ka folur edhe për përvojën që ka pasur në kampionatin shqiptar me Partizanin.

Por edhe me Kombëtaren e Shqipërisë, me të cilën, sikurse tha, është ndarë ditën kur mori vesh se nuk është në listë për të shkuar në Evropianin e Francës në vitin 2016. “Partizani është klubi më i mirë në Shqipëri dhe shumë trofe, – u shpreh Rrahmani për median në fjalë. – Në kohën kur në Shqipëri ishte komunizmi, Partizani fitonte titujt dhe ishte shumë më e fortë se të tjerat. Por, 7 vjet më parë ata ranë nga Kategoria dhe ishin në një krizë.”

“Në vitin që u rikthyen, unë firmosa dhe në dy vite që luajta unë, dolëm në vendin e dytë, – ka vijuar ai. – Pastaj Skënderbeu ishte shumë i fortë. Kishte gjithashtu shumë ndryshime në klub, nga presidenti te trajneri e te lojtarët. Pas dy sezoneve te Partizani, shkova te Spliti.” Më pas vjen dhe komenti për largimin nga përfaqësuesja kuqezi, duke zgjedhur në mënyrë përfundimtare skuadrën tjetër përfaqësuese të shqiptarëve, atë të Kosovës.

“Isha në ekipin kombëtar të Shqipërisë, por vendosa të luaja për Kosovën, – ka theksuar ish-futbollisti kuqezi, duke folur për të përditshmen kroate. – Pashë se nuk do të kisha shumë hapësirë në ekipin kombëtar shqiptar, pasi ata nuk më shihnin ashtu siç dëshiroja. Ishin përgatitjet për kampionatin evropian, por ata nuk më morën në Francë. Kjo ishte arsyeja që vendosa të luaja për Kosovën. Mendova, “nëse ata nuk llogarisin tani, kur do të më llogarisin”, – përfundoi Rrahmani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh