30 vjet pas tragjedisë së Hillsboros, shefi i policisë del para gjyqit

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2019 22:05

ASNN – Shefi i policisë, që ishte në detyrë gjatë fatkeqësisë që ndodhi në stadiumin e futbollit “Hillsboro”, do të përballet me gjyqin, mbi vdekjen e 95 tifozëve të Liverpulit, 30 vjet pas tragjedisë. Dejvid Dakenfilld ishte shefi i forcave policore gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Anglisë (FA Cup) midis Liverpulit dhe Notingem Forestit në Shefilld, në Stadiumin “Hillsboro”, të mërkurën e 15 prillit 1989. Ai është akuzohet për neglizhencë në detyrë, me pasojë vdekjen e 95 personave, të cilët u shtypën në pjesën e caktuar për tifozët e Liverpulit.

Gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Kurorës së Prestonit, në veriperëndim të Anglisë. Qyteti është 40 kilometra larg Liverpulit. Dakenfilldi nuk ka pranuar fajin për të gjitha akuzat. Pasi të jetë përzgjedhur një juri prej 12 vetësh, prokuroria mund të fillojë të paraqesë çështjen e saj kundër Dakenfilldit. Nuk dihet se sa do të zgjasë gjykimi. I pandehuri tjetër me Dakenfilldin, ish-sekretari i klubit të Shefilldit, Graham Makrell, akuzohet për një vepër penale që përfshin certifikatën e sigurisë së stadiumit.  Familjet e viktimave të Hillsborough bënë një luftë të gjatë që kjo tragjedi të hetohej.

“Ne do të vërtetojmë se David Dakenfilldi dështoi në përmbushjen e detyrës së tij dhe mungesa e përgjegjësisë së tij kontribuoi ndjeshëm në vdekjen e atyre personave”, – thanë prokurorët e çështjes. Ish-oficerët e policisë, Donald Denton dhe Alan Foster, si dhe avokati në pension Piter Metkallf, do të dalin në gjyq, të akuzuar për shtrembërim të rrjedhës së ngjarjeve para drejtësisë. Përkujtimorja në stadiumin Anfield të Liverpulit për 96 viktima u bë në vitin 2016, plot 27 vjet nga dita e fatkeqësisë. Familjet e viktimave ranë dakord unanimisht se kjo do të ishte ngjarja e fundit publike në “Enfilld”, në kujtim të atyre që humbën jetën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh