AlbanianSport.com 26.11.2014 14:20
ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka deklaruar se Shqipëria shpreson për një përmbysje të vendimit të Disiplinës, kur çështja të shqyrtohet nga Komisioni i Apelit të UEFA, më 2 dhjetor. Duke folur për Televizionin Shqiptar, nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka theksuar se FSHF-ja do ta ndjekë këtë çështje deri në shkallët më të larta të drejtësisë sportive.
Më 2 dhjetor, Komisioni i Apelit pranë organizmit që qeveris futbollin evropian, UEFA, do të shqyrtojë çështjen e vendimimeve që Komisioni i Disiplinës pati marrë për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë. Sipas Sekretarit të Përgjitshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, Shqipëria shpreson për një përmbysje të vendimit të Disiplinës.
Sipas nr. 2 të organizmit që qeveris futbollin shqiptar, FSHF-ja do ta ndjekë këtë çështje deri në shkallët më të larta të drejtësisë sportive. Komisioni i Disiplinës ia dha fitoren në tavolinë Serbisë, por u hoqi edhe 3 pikë serbëve, duke i gjobitur të dyja federatat me nga 100,000 euro.