AlbanianSport.com 13/01/2019 17:45
ASNN – 22-vjeçari Françesko Tahiraj ka hedhur një hap të madh përpara në karrierë, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Hajdukun e Splitit. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar të dielën në mëngjes para nisjes për në Turqi, ku Hajduku po zhvillon fazën dimërore, ai ka theksuar se nuk trembet nga kjo aventurë.
Ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Hajdukun e Splitit dhe Françesko Tahiraj nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë hap të madh përpara në karrierë. Pritshmëritë e 22-vjeçarit me gjiganden e futbollit kroat janë të mëdha dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar të dielën në mëngjes para nisjes për në Turqi, ku Hajduku po zhvillon fazën dimërore, vlonjati ka theksuar se nuk trembet nga kjo aventurë.
Për sulmuesin e krahut, kalimi tek Hajduku është një hap në drejtimin e duhur në karrierën e tij të re. Françesko Tahiraj e mbylli gjysmën e sezonit në kampionatin slloven me Aluminijin si një nga shënuesit më të mirë, me gola.