Diego Armando Maradona i nënshtrohet operacionit, e kalon me sukses

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2019 15:55

ASNN – Legjenda e Napolit, Diego Armando Maradona është duke e marrë veten pas një operacioni të suksesshëm në stomak. Heroi argjentinas ishte dërguar me urgjencë në spital javën e kaluar për shkak të hemorragjisë së brendshme, që ishte shkaktuar nga operimet e tjera në hernien e barkut. Ai u operua dy herë për të humbur kilogramë në vitet 2005 dhe 2015, për shkak të mbipeshës. Klinika në kryeqytetin argjentinase, Buenos Aires, ka konfirmuar përmes një komunikate se ndërhyrja për hernien së barkut qe e suksesshëm dhe zgjati rreth një orë.

“Tani, ne shpresojmë se Diego mund ta rimarrë veten dhe t’i kthehet punës sa më shpejt”, – tha avokati i legjendës së futbollit argjentinas dhe atij botëror, Matias Morla. Maradona është hëpërhë trajner i klubit meksikan të Doradosit. Megjithatë, ishte një operacion që doli me sukses, por mbajti në ankth për orë të tëra tifozët e tij të shumtë në mbarë botën dhe veçanërisht futbolldashësit argjentinas. Diego Armando Maradona u shtrua sërish në spital, madje këtë herë duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në stomak.

Ai kishte planifikuar të kthehej në Meksikë tek skuadra e tij, por kthimi vonoi dhe shumë media sportive në Argjentinë dyshuan se mes tij dhe skuadrës meksikane kishte ndodhur një shkëputje e marrëdhënieve. Megjithatë, Maradona konfirmohet se është në kontakt me klubin dhe do të kthehet në Meksikë në momentin më të parë, për të drejtuar Doradon. Referuar asaj që thotë “Radio Marte”, operacioni është kryer në Klinikën “Olivos” të kryeqytetit argjentinas dhe ka shkuar mirë. Tani “Pibe de Oro” duhet të kalojë pak kohë.

Për të qenë më pas gati për të shkuar në Meksikë dhe për të stërvitur ekipin e tij. Gjithçka në lidhje me operacionin ka shkuar shumë mirë. Problemet me stomakun tani mund të konsiderohen të tejkaluara. Të gjithë besojnë që “Dora e Zotit” të mos ketë më probleme shëndetësore dhe të japë kontributin e tij në futboll edhe si trajner.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh