AlbanianSport.com 10/01/2019 23:15
ASNN – Ata mund të mos jenë lojtarë të kalibrit të Dejvid Bekhamit, siç i kishte dikur në dispozicion Sven-Goran Eriksoni, por përfaqësuesja e Filipineve, e drejtuar prej tij, ka spikatur që në pjesëmarrjen e saj të parë në Kupën e Azisë. Ndonëse mbajnë vendin e 116-të në renditjen botërore të FIFA-s, “Azkalët”, apo “qentë e rrugës”, siç njihet me nofkën në zhargonin popullor, treguan dhëmbët ndaj Koresë së Jugut në Abu Dhabi gjatë kësaj jave.
Ata e kanë vënë në vështirësi at që cilësohet si favorite për trofe, duke u mundur me një gol të vetëm, çka ishte shumë larg shpartallimit që shumë kishin parashikuar. “Është një sfidë krej tjetër, ka deklaruar”, – i tha Eriksoni Agjencisë Franceze të Lajmeve “AFP”, në një intervistë të dhënë të enjten. Fatkeqësisht, Filipinet nuk janë një vend futbolldashës, sepse basketbolli është më popullor. Por, nëse ky brez lojtarësh mund të paraqitet denjësisht në Kupën e Azisë, ata mund ta rrisin interesin e publikut dhe të nisin ndryshimin.”
Eriksoni mori drejtimin e përfaqësueses aziatiko-juglindore në nëntor të vitit të shkuar, me një kontratë afatshkurtër që skadon në fund të Kupës së Azisë. Dhe suedezi po e shijon nivelin e ulët të pritshmërisë, pas një karriere të pasur ku ai ka drejtuar ndër të tjera Lacion, Mançester Sitin dhe, natyrisht, për 5 vite, edhe përfaqësuesen e Anglisë që nga 2001-shi deri më 2006-ën. Skuadra e tij përbëhet nga futbollistë që luajnë kryesisht jashtë vendit.
Madje, në masë, lojtarët njërin nga prindërit nuk e kishin filipinas, çka ka çuar në një debat kombëtar. Përtej kësaj, më 11 janar, Eriksoni do të përballet me rivalin e tij të vjetër, Marçelo Lipin, kur Filipinet të ndeshen me Kinën. “Gjithçka që kërkoj nga skuadra ime është që të tregojë atë shpirt luftarak që shpalosi kundër Koresë së Jugut”, – tha suedezi 70-vjeçar, i cili zbuloi se, si zakonisht, do të vinte një bast me Lipin dhe fituesi duhet të ofronte një darkë dhe një verë të mirë.