AlbanianSport.com 09/01/2019 16:25
ASNN – Partizani gjen një gjigant për sulmin. Dhe kjo nuk është një metaforë, pasi të kuqtë kanë piketuar me të vërtetë një sulmues të fuqishëm, i cili peshon 94 kg dhe është 2 metra e 4 centimetra i lartë, çka e fut atë në fakt midis futbollistëve më të gjatë të botë.
Bëhet fjalë për futbollistin nga Ginea-Bisau, Idelino Gomes Kolibali, i cili duket se është alternativa e të kuqve që sfumon ganezi Kuome Amponsah, i cili ishte përfolur ditët e fundit si një nga objektivat e Partizanit në merkato. Mësohet se tratavivat me 25-vjeçarin kanë nisur tanimë.
Dhe ai pritet të jetë blerja e radhës për skuadrën kryeqytetase, të drejtuar nga trajneri Skënder Gega. Afrikani ka luajtur kryesisht në Portugali dhe ka qenë pronë e Boavistës, e cila e ka huazuar në skuadra të ndryshme të nivelit të dytë të kampionatit vendas të futbollit.
Në 4,166 minuta që ai ka luajtur që nga vitit 2013 e deri më sot, ku është aktivizuar në 93 takime, nga të cilat 37 si titullar dhe 56 si zëvendësues, sulmuesi ka shënuar 16 gola.