AlbanianSport.com 09/01/2019 14:05
ASNN – Yjet e futbollit afrikan, të ndarë në dy skuadra kanë zhvilluar një ndeshje miqësore midis tyre. Legjendat e kontinentit të zi, të vitit 2002, të ndarë në dy skuadra, skuadra e brezave 2002 dhe tjetra me lojtarë të Senegalit që kanë luajtur në Botërorin 2002, janë ndeshur në Dakar. Lojtarë të tillë si Drogba, Diuf apo Sise kanë qenë pjesë të skuadrave. Të pranishmit kanë ndjekur edhe njëherë magjinë e idhujve të tyre.
Të pranishëm kanë qenë edhe Presidenti I FIFA-s, Xhani Infantino dhe presidenti i CAF-it, Ahmad Ahmad. Ndeshja është bërë në homazh të Zhul Fransua Bokande. “Është një festë e futbollit afrikan dhe një mundësi për të ndihmuar familjen e një lojtari të madh, një njeriu të mrekullueshëm, si Zhul Bukandé” – ka thënë Didier Drogba. – Siç e shikoni të pranishëm janë Presidenti i FIFA-s dhe ai i CAF-it.”
“Shumë lojtarë që kanë fituar Topin e Artë, – ka vijuar ai. – Të gjithë janë këtu për të festuar.” Malik Diuf, një tjetër yll i futbollit afrikan e ka parë këtë ndeshje si një shfaqje ku të gjithë lojtarët kanë patur mundësinë për të luajtur bashkë. “Gjëja më e rëndësishme nuk është as rezultati, as ajo që ata bënë në fushë, por t’i shohim përsëri duke luajtur së bashku, duke u argëtuar dhe qeshur, kjo po që është e mahnitshme”.