AlbanianSport.com 09/01/2019 13:30
ASNN – Meksika prezantoi trajnerin e ri të ekipit kombëtar, Gerardo Martino, duke synuar që të arrijë më në fund objektivin që e mundon prej më shumë se 3 dhjetëvjeçarësh, çerekfinalet e Botërorit. Martino, i cili ka drejtuar më parë Barcelonën dhe Atlanta Junajtid, si dhe ekipet përfaqësuese të Argjentinës dhe Paraguajit, bëri të ditur në një konferencë shtypi të mbajtur në Meksiko Siti se e kishte pranuar këtë detyrë.
Kjo i ka dhënë fund spekulimeve që zgjatën disa javëve se ai ishte zgjedhur për të pasuar kolumbianin Huan Karlos Osorio në krye të stolit të amerikanoqendrorëve. Njeriu me nofkën “Tata”, e pranoi se misioni i tij kryesor është që t’i jepte fund “mallkimit të çerekfinaleve”, që e ka përndjekur përfaqësuesen meksikane për 7 Kampionate Botërore dhe për të arritur deri tek ndeshja e 5-të në Katar në vitin 2022. “Kam ardhur me synimin për të arritur deri atje”, – tha ai.
“Por, përpara kësaj, unë dua të përzgjedh sistemin tim të lojës dhe të krijoj një ide të qartë, – shtoi argjentinasi. – Ne nuk do të arrijmë atje në ndonjë mënyrë magjike, por vetëm duke punuar.” 56-vjeçari Martino vjen nga një sezon histori në MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai e udhëhoqi Atlanta Junajtid në drejt fitores në Kupë muajin e kaluar dhe u përzgjodh edhe si trajner i vitit. Federata Meksikane e Futbollit nuk dha detaje mbi marrëveshjen e saj me Martino.
Por presidenti i saj, De Luisa, tha se trajneri ishte zgjedhur për të udhëhequr ekipin deri në Katar.