AlbanianSport.com 08/01/2019 21:40
ASNN – Naser al-Atijah, ish-kampioni i Katarit, ka fituar etapën e hapjes së garës së Dakarit, me itinerar Lima-Pisko. Al-Atijah, fituesi në vitin 2011 dhe 2015 është një minutë dhe 59 sekonda përpara Karlos Sainzit të Spanjës, që renditet në vendin e dytë, dhe Jakub Przigonskit të Polonisë, mbërriti i treti.
“Është gjithmonë mirë kur fiton dhe unë jam shumë i kënaqur me makinën, – tha ai për “Tojotën” e tij me rrota të larta dhe të forta. – Është më mirë se modeli i vitit të kaluar”. Ndërsa fituesi i Kampionatit Botëror të Relli, Sebastien Lëb është në vendin e 13-të. Një ditë më parë, francezi deklaroi se do ta kishte të vështirë garën në dunat e rërës.
E duket se kjo nisje jo e mirë tregon se Lëbi nuk e ka patur të lehtë garën. Në konkurrimin me motorë, Joan Barreda i Spanjës kryeson me një minutë dhe 34 sekonda përpara Pablo Kintanijas së Kilit. Etapa e dytë e “Dakar 2019” është ajo Pisco-San Huan de Markona, 553 km e gjatë.