Legjionarët / Dështimet në kampionatin grek, Jaja Ture, i pari, Mavraj, i dyti

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2019 19:50

ASNN – Kampionati grek po kalon një periudhë pasigurie, dëshmuar me ulje-ngritje në paraqitjen e klubeve dhe njëherësh me kriza financiare që dalin nga hiçi e bëhen shqetësuese për futbollin kombëtar grek. Megjithatë, për shumë futbollistë shqiptarë klubet greke kanë qenë një preferencë, sikurse ndodhi me Migjen Bashën që zgjodhi këtë sezon të bëhet pjesë e Arisit të Selanikut. Natyrisht,  shumë lojtarë të rinj me origjinë shqiptare militojnë në klubet e ndryshme të kampionatit helen të futbollit.

Madje dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj u bë pjesë e skuadrës së Arisit të Selanikut në pjesën e parë të sezonit, por rasti më i parë për të ndryshuar destinancion solli largimin e tij nga qyteti i dytë më i madh i Greqisë dhe u kthye në Bundesligën gjermane, si të thuash në “shtëpinë e tij”. kampionati grek, ambienti, terreni dhe mentaliteti i futbollit në vendin fqinj të Shqipërisë nuk i përshtatej futbollistit me origjinë nga Kosova. Por muajt e Mavrajt në radhët e klubit grek nuk qenë pozitive.

Dhe kjo lëvizje e tij ishte e mirëkuptuar. Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë nuk la gjurmë pozitive dhe mediat greke e quajnë dështim. Kështu, në një analizë të lojtarëve të ardhur me bujë në merkaton e verës dhe që nuk përmbushën pritshmëritë, Mërgim Mavraj cilësohet dështimi i dytë më i madh, pas Jaja Tures së Olimpiakosit. Edhe ky i fundit u largua nga klubi i kryeqytetit grek, sepse ishte nën nivelin e tij.

“Ture dhe Mavraj janë dështime, nuk përmbushën asgjë nga pritshmëritë e tyre dhe pavarësisht se erdhën me shumë bujë, për të bërë diferencë, paraqitja e tyre la për të dëshiruar, gjë që solli dhe largimin e tyre të parakohshëm”, – shkruajnë mediat sportive helene. Mavraj u kthye në Bundesligën 2, ku u bë pjesë e Ingolshtadtit, skuadër që mban vendin e fundit në renditje, por që drejtuesit, me afrimin e Mavrajt besojnë të rikuperojë forcat për pjesën e dytë të sezonit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh