AlbanianSport.com 25.11.2014 22:05
ASNN – Humbja e Dinamos në Ballsh i ka kënaqur sarandjotët, sepse blutë e Dritan Mehmetit nuk janë shkëputur, ndërsa Butrinti është ende në lojë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.
Të shtunën ata do të jenë në “Selman Stërmasi” përballë Dinamos, ndërsa rikthimi i Raboshtës dhe Mustafajit, si asnjëherë tjetër, e bën Butrintin për herë të parë një skuadër të plotë në formacion.
Madje pritet që të kenë dhe tifozë të shumtë në “Selman Stërmasi”. Për rrjedhojë të gjithë janë përgatitur për fitore në kryeqytet ndaj Dinamos, e cila me mungesat e Muçës dhe Turdiut duket se do të ketë më shumë probleme për ndërtimin e formacionit.
Ndaj tashmë të gjithë janë të bindur për një fitore në Tiranë ndaj Dinamos.