AlbanianSport.com 08/01/2019 18:00
ASNN – Për herë të parë në histori, do të mbahet në Tiranë një turne kualifikues për në Lojërat Olimpike të 2020-ës në Tokio. Bëhet fjalë për turneun “G1” në Taekuondo, që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar në tetor dhe, sipas organizatorëve, përgatitjet kanë nisur që tani.
Shqipëria përgatitet për të parin turne “G1”, sikundër njihen ndryshe turnetë ndërkombëtarë të Taekuondosë në version “World” që janë kualifikues për në Lojërat Olimpike dhe për organizatorët Leo Kapri dhe Endri Hoxha, ky është një moment historik për gjithë sportin shqiptar.
Ndërsa për drejtorin e Turneut, Eltjon Rramilli, kjo paraqet një sfidë edhe në aspektin logjistik dhe organizativ. Turneu Ndërkombëtar G1 do të zhvillohet në ditët e para të shtatorit në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës.