Nën-17-vjeçarët / Beqiri mobilizon kuqezinjtë: Mund të bëjmë surprizën!

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2019 09:45

ASNN – Elvin Beqiri ka vetëm pak javë që është emëruar në krye të skuadrës kombëtare të moshës Nën-17 vjeç, një skuadër që konsiderohet edhe si baza e parë e formimit të lojtarëve të ardhshëm të skuadrës së parë kombëtare. Natyrisht, ndryshimet në stola kanë anët e tyre pozitive dhe Beqiri, pas një përvoje të shkurtër, por të suksesshme me moshat e Vllaznisë, mori përsipër këtë përgjegjësi në ekipin kombëtar të Nën-17-vjeçarëve, me shpresën se do të arrijë rezultate të larta.

Pasi doli në konferencë për shtyp, ku prezantoi objektivat e tij dhe listën e lojtarëve të ftuar, në kuadër të turneut “Mercedes Cup” që do të zhvillohet në Turqi nga ata 13 deri më 20 janar 2019, trajneri i ri ka nisur edhe seancat stërvitore. “Ne e grumbullojmë ekipin e Nën-17-vjeçarëve për herë të parë këtë vit, – u shpreh që në fillim Beqiri, – Do të kemi një turne miqësor në Turqi nga data 13 deri më 20 ku do të ketë 8 ekipe në dy grupe.”

“Në grupin tonë janë Spanja, Rusia dhe Maqedonia dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më të mirë pasi do të kemi përballë ekipe të forta, – ka vijuar shkodrani. – Shpresoj që vlerat e lojtarëve që do të grumbullojmë të shfaqin vlerat e tyre dhe të jemi sa më të kënaqur nga paraqitja e tyre gjatë kësaj veprimtarie.” Më tej Beqiri shpreh optimizmin e tij për grumbullimin dhe seleksionimin e shumë të rinjve premtues, duke përmendur edher turnetë që do ta mundësojnë këtë gjë.

“Të punosh me moshat nuk është e lehtë. Brazat janë të ndryshëm dhe shpresoj që brezi i 2003 të jetë i mire, – vijoi më tej ish-mbrojgtësi i Vllaznisë dhe Kombëtares, – Kemi parë shumë elementë cilësor dhe shpresoj të jenë të mirë. Është fat për ne që kemi edhe një tjetër turne pas 2 muajsh në Maltë dhe do të shohim elemente të rinj sërish. Shpresoj të gjejmë më të mirët për eliminatoret zyrtare, megjithatë lufta është e gjatë deri në nëntor dhe kanë rrugë të gjatë deri te ekipi A.”

Një tjetër optimizëm për vazhdimësinë që vë në pah ish-mbrojtësi kuqezi, është dëshira e të rinjve për të veshur uniformën me ngjyrat e Shqipërisë. “Në përgjithësi, – thotë Beqiri, – të gjithë lojtarët kanë pasur dëshirë të madhe të përfaqësojnë Shqipërinë. Dëshira është e madhe dhe ne duam të zgjedhim ata që janë të zotët për të luajtur. Dëshira është e madhe dhe ne falënderojmë prindërit që i afrojnë te Kombëtarja. Kryesorja është që ne zgjedhim më të mirët dhe të denjët për Kombëtaren.”

“Me sistemin e ri këtë vit në ekipet e moshave, do të kemi shumë ndeshje miqësore për lojtarët që luajnë brenda Shqipërisë, pasi ato që janë jashtë nuk i shkëpusim dot shpesh kështu që do të shohim më shumë tregun vendas, – analizon ish-mbrojtësi kuqeblu. – Natyrisht do të shohim edhe jashtë, por çdo dy javë do të kemi ndeshje kontrolli për këto që janë këtu. Ne do të fokusohemi më shumë te këto futbollistë por vëzhgohen edhe ata jashtë.”

“Shpresoj që të na përgjigjen klubet dhje t’i lejojnë lojtarët që të afrohen dhe fokusimi më i madh është në vend”, – ka shtuar ai. Në fund ka vend për trajtimin e objektivave dhe njëherësh për dëshirën që skuadra të kalojë në Turin “Elitë”. “E thashë edhe më parë që kemi fat që kemi dy turne, – ka theksuar Beqiri. – Kam menduar që t’i ndaj në dy grupe pasi kemi shumë lojtarë për t’u grumbulluar. Në pamundësi për t’i thirrur të gjithë i kemi ndarë në dy grupe.”

“Do të shohim cilësitë e tyre, duke shpresuar të gabojmë sa më pak. Jam i fokusuar te pozicioni që kam aktualisht dhe më vonë, do të shohim. Mesa kam informacion, Kombëtarja e Nën-17-vjeçarëve është më e suksesshmja pasi ka kaluar dy herë në Turinë “Elite”, kështu që përgjegjësia është më e madhe. Është e vështirë, por ne do të bëjmë më të mirën”, – ka përfunduar trajneri i Shqipërisë së Nën-17-vjeçarëve, Elvin Beqiri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh