Legjionarët / “Calcio Atalanta”: Etrit Berisha përcaktues, Berat Gjimshiti në rritje

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2019 07:55

ASNN – Paraqitjet e Atalantës në këtë edicion të Serisë A janë në vazhdën e lojërave të mira që ajo bëri edhe një vit më parë ku siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Edhe këtë vit Atalanta ka të njëjtat qëllime, pra të jetë në 6 vendet e para, pozicione që sigurojnë pjesëmarrje në veprimtaritë kontinentale. Nuk do të jetë e lehtë, pasi në valle ka shumë skuadra të tjera, si Lacio, Roma, Milani, pa harruar edhe kryesuesen Juventusin, Napolin dhe Interin, por edhe ndjekësit shumë të fortë si Fiorentina, Sampdoria e Torino.

Është faqja sportive italiane, “Calcio Atalanta” që ka bërë një analizë të ecurisë së lojtarëve të skuadrës bergamaske dhe ka arritur në përfundimin se Berat Gjimshiti, edhe pse nuk ka luajtur rregullisht, është në rritje dhe e justifikon notën e lartë për ndeshjet ku është paraqitur, pasi ka pasur kontribut në radhët e grupit. Faqja në fjalë e vlerëson Gjimshitin me notën 7, që do të thotë mbi mesataren, një vlerësim që lidhet me rëndësinë e lojës së tij në minutat e aktivizuara, sidomos në atë fitore të madhe kundër Interit (3-1), ku ai edhe shënoi gol.

Sa i takon Berishës, vlerësimet për të janë maksimale, edhe ai është vlerësuar me notën 7, por një 7 me yll. Në analizë thuhet se Berisha e nisi sezonin si portier i dytë, në vend të Golinit. Por ky i fundit nuk ia doli të përmbushë synimet e skuadrës në prapavijë dhe u desh ndërhyrja e Berishës në muajin tetor që Atalanta të stabilizonte lojën mbrojtëse dhe të kishte një siguri në zonën e mbrojtjes dhe portës. “Gardiani” i Shqipërisë e mundësonte këtë dhe shkrimi në fjalë evidenton të paktën dy ndeshje ku Berisha ka qenë përcaktues për pikët e skuadrës.

Bëhet fjalë për sfidat ndaj Lacios dhe Bolonjës. Kështu, që nga muaji tetor, portieri shqiptar është titullar fiks dhe i padiskutuar në skuadër, duke qenë zgjedhje e trajnerit Gasperini në formacionin titullar. Sa i takon Gjimshitit, ai nuk është aktivizuar rregullisht, por trajneri ka vënë veton për qëndrimin e tij në Bergamo, me idenë se Berat Gjimshiti është i rëndësishëm për objektivat e Atalantës. Sidoqoftë, për mbrojtësin kuqezi ka pasur interesim nga Superliga e Turqisë, ku Beshiktashi kërkon ta afrojë atë në vend të të larguarit, portugezit Pepe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh