Canaj: Futbolli nuk është më një lojë, por profesion, funksionon si i tillë (II)

Share Button

AlbanianSport.com 07/01/2019 20:35

ASNN – Futbolli shqiptar arriti një pikë kulmore në përfaqësimin ndërkombëtar gjatë vitit 2016 me pjesëmarrjen e kuqezinjve në finalet e Evropianit, zhvilluar në Francë. Shumë merita për këtë kualifikim pati jo vetëm trajneri Xhovani De Biazi, por njëherësh edhe mbështetja që i dha ekipit Federata Shqiptare e Futbollit e veçanërisht vetë presidenti Armand Duka, duke ia plotësuar ekipit të gjitha kushtet.

Megjithatë, brezi i artë i futbollistëve konsiderohet ai i viteve 80-të të shekullit të kaluar, një brez lojtarësh fantastikë, me kualitet të lartë teknik dhe që ia dolën të luanin edhe jashtë vendit pas rënies së regjimit. Pak ditë më parë FSHF dekoroi disa prej lojtarëve të këtij brezi me certifikatën “Legjenda të futbollit shqiptar”, e midis tyre dhe Agim Canajn, njërin prej njohësve më të mirë të futbollit tonë.

Në fakt, ka një paradoks në Shqipëri, ku trajnerë bëhet kushdo, mjaftojnë ca lidhje nepotike apo interesash me presidentët e klubeve dhe kryetarët e bashkive, e ish-figura të futbollit dhe specialistët e mirëfilltë si Canaj presin, duke dëshmuar se jetojmë në kohë çudirash.

Në intervistën e dhënë për gazetën “SOT”, “Legjenda e futbollit shqiptar”, Agim Canaj, kujton dhe komenton disa anë pozitive të strukturimit të futbollit dekada më parë e më pas, dëmtimin e rëndë të infrastrukturës, por edhe pritshmëritë e sezonit aktual futbollistik. AlbanianSport.com do t’jua sjellë këtë intervistë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Përveç këtyre elementëve infrastrukturorë, një tjetër faktor me peshë ka qenë dhe kuadri teknik mjaft pasionant i asaj kohe…

– Patjetër, gjërat duhen parë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kur themi se sporti ishte prioritet dhe shteti kishte interes për një sport të zhvilluar, kjo dëshmohet dhe me trajtimin e kuadrove të sportit, të cilët ishin nga më të vlerësuarit. Specialistët paguheshin shumë mirë për kohën, ndërsa sot, fatkeqësisht, nuk ka vëmendjen e duhur. Unë kam drejtuar shumë ekipe, madje dhe në rrethe të thellë dhe specialisti nuk vlerësohet si duhet. Ka klube që funksionojnë vetëm me një punonjës dhe klube ku trajneri arrin deri aty sa të mbledhë topat, diçka që nuk konceptohet në klubet moderne e profesioniste. Nuk bëhet futbolli me ndihma, apo që kemi ende klube të paorganizuara. Që të funksionojë duhen klube me parime profesionale, nevojitet bashkëpunim, sepse sporti nuk është më një lojë, por një profesion. Për krahasim, mund të jap një shembull të thjeshtë: Kukësi nuk është një klub me traditë, por investimi e ka sjellë në majën e futbollit tonë, aq sa po dominon prej disa vitesh futbollin në Superiore. Skënderbeu, ekip që në të shkuarën endej herë në elitë e herë në inferiore, prej shtatë vjetësh ka dominuar futbollin tonë dhe ne jemi krenuar me lojërat që ka bërë skuadra korçare. Kurse Dinamo, shkolla e futbollit shqiptar dhe klubi me shumë traditë, po zhduket sepse nuk merr investime.

 

– Në kampionatin e sivjetmë ka një veçanti, sepse janë 6 ekipe që garojnë për titullin, ku diferenca mes vendit të parë nga Partizani dhe vendit të gjashtë nga Flamurtari është 9 pikë. Veçantia tjetër lidhet me trajnerët, pasi përveç Ilir Dajës që e njeh “shijen” e titullit kampion, të tjerët nuk e kanë provuar ende. Si e sheh këtë rivalitet mes “fillestarësh”?

– Në ecurinë e një skuadre nuk është vendimtar vetëm trajneri, por ekipi në tërësi. Dhe kur flitet për rivalitetin dhe pritshmëritë duhet dalë tek emrat konkretë. Kukësi ka shfaqur shenja të një organizimi më të mirë se rivalët, në shumë aspekte. Ata (verilindorët) bënë përforcime të shpejta dhe atje ku duhet, prandaj e shoh Kukësin favorit për titull. Partizani ka pasur një ecuri shumë të mirë, ka gabuar pak, bën lojë mbrojtëse dhe këtu e bazon suksesin. Shënon pak gola, por është i fortë. Megjithatë, në 3 ndeshjet e fundit ka çeduar dhe kjo mangësi është shfaqur në të tre repartet. Duke parë lëvizjet dhe grupet, mendoj se gjendja në renditje mund të përmbyset dhe shumë ekipe do të ndryshojnë pozicionet. Askush nuk do ta ketë të lehtë dhe grupit të pretendentëve u shtohen edhe ekipet e mbijetesës që do të rivalizojnë fort në objektivat e tyre. Në vijim duhen sa më shumë lojtarë në gjendje të mirë, pasi gara është e gjatë dhe e fortë. Do të ketë dëmtime, kartonë etj, kështu që kërkohen përforcime dhe qëndrueshmëri.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh