Trajneri Niko Kovaç: Bajerni i Mynihut, “i plakur”, nevojiten lojtarë të rinj

Share Button

AlbanianSport.com 07/01/2019 16:25

ASNN – Bajerni i Mynihut ka nevojë për të lojtarë të rinj. Duke parë moshën e madhe që kanë disa lojtarë-yje të tij, trajneri i skuadrës bavareze, Niko Kovaç, u ka bërë apel drejtuesve të tij që të sjellin në ekip lojtarë të rinj. Një ndër ta është edhe 18-vjeçari anglez, Odoi, për të cilin Bajerni i ka ofruar Çellsit 33 milionë euro. Trajneri i gjigandes  bavareze, Niko Kovaç, ka pranuar se ekipi i tij ka nevojë për “lojtarë të rinj”. Mes spekulimeve të ditëve të fundit, kampionët gjermanë kanë bërë një ofertë prej 33 milionë eurosh për adoleshentin e Çelsit, Odoi.

Kovaçi, ndërsa ndodhet në kampin e trajnimit dimëror të Bajernit në Katar, nuk pranoi të konfirmonte ose mohonte interesin e klubit për yllin 18-vjeçar anglez, por pranoi se nevojiten ndryshime. “Ne gjithmonë kemi nevojë për lojtarë të rinj, – tha Kovaçi. – Është detyra ime dhe puna e drejtorit sportiv të Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç, për të ndryshuar skuadrën, pasi ekipi nuk kemi ndonjë futbollit të ri. Në fakt, ne po kërkojmë për lojtarë të rinj të talentuar, por edhe lojtarë të gatshëm, sepse lojtarët e talentuar të rinj kanë nevojë për kohë për t’u zhvilluar.”

Odoi shihet si një yll i ri i përfaqësueses angleze. Presioni i Kovaçit duhet të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të Bajernit, pasi duhen zëvendësuar shumë yje që kane vite në ekip dhe po i afrohen fundit të karrierës së tyre. Dy nga ata lojtarë  veteranë, Arjen Roben dhe Fronk Riberi, kanë njoftuar se do ta mbyllin karrierën e tyre në fund të këtij sezoni. Aktualisht, skuadra e Kovaçit mban vendin e dytë në renditjen e Bundesligës gjermane, 6 pikë prapa rivales së përjetshme, Borusias së Dortmundit.

Megjithatë, bavarezët, që kanë fituar çdo kampionat që nga viti 2013, kanë fituar 5 ndeshjet e tyre në kampionat në dhjetor për të vënë pak presion mbi rivalët e tyre. Kovaçi tha se ishte i bindur se skuadra e tij do të vazhdonte të ruante formën e mirë për të vazhduar sfidën e titullit. “Ne kemi lojtarët për të ofruar një gjysmë të dytë të mirë të sezonit dhe ta mposhtim Dortmundin”, – përfundoi ai.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh