Gjergj Vyshka 25.11.2014 19:35
Të dielën, në sallën e shahut poshtë tribunës për karshi të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” ka përfunduar kampionati ekipor i katrorëve bardhezi.
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë 10 ekipe pas së cilës Naftëtari është shpallur kampion kombëtar.
Skuadra kuçovare, e cila është drejtuar nga Gjergji Mihali, ka pasur në gjirin e vet këto shahistë: Aleksandër Paci, Ilir Seitaj, Zeqir Sulaj, Robert Draçi, Gjergji dhe Albi Mihali.
Dhe sezonin e ardhshëm Naftëtari do të jetë pjesëmarrës në Kupën e kampioneve në shah.