AlbanianSport.com 07/01/2019 08:55
ASNN – Gara e Dakarit 2019 do të zhvillohet për herë të parë në Peru. Risi është se pilotët pjesëmarrës do të përshkojnë rreth 5 mijë kilometra në dunat e rërës. Kësaj i druhet edhe 9-herë kampioni i botës, Sebastian Lëb. “Dunat e rërës nuk janë pika ime e fortë” – ka thënë piloti francez. Gara e Dakarit zë fill me nisjen simbolike të edicionit të 41-të të saj. Prania e mijëra njerëzve aty tregojnë për interesin ndaj automjeteve.
Sebastien Lëb ka një tjetër mundësi për të fituar, por piloti francez pranon se dunat e rërës të Perusë do të paraqesin një sfidë shumë të ndryshme nga balta, dëbora dhe asfalti që ai ka përshkuar kur ka fituar 9 tituj e tij botërorë. Megjithatë, Lëbi mbetet i kujdesshëm këtë vit, pasi gara do të zhvillohet brenda kufijve të Perusë dhe 5,000 km është pothuajse gjysma e distancës së vitit të kaluar.
“Në letër, kjo nuk duket si një garë e mirë për mua, – tha Lëbi për mundësinë e garës mbi rërë. – Por unë mendoj se do të jetë e ndërlikuar për shkak të dunave të rërës pasi ato nuk janë pika ime e fortë.” 44-vjeçari francez, udhëhoqi ekipin e “Peugeot” në 3 garat e fundit Dakar, me një vend të dytë të arritur në 2017. Prodhuesi francez tani mund të ketë krijuar një makinë të përshtatshme për udhëtimin në shkretëtirë.
Por Lëbit i duhet ta provojë këtë. Vitin e kaluar, francezi nuk arriti të përfundojë Dakarin, që u fitua nga shokët e ekipit të tij të “Peugeot”, me Karlos Sainzin. Kur ndodhi kjo gjë, Lëbi mendoi se pranisë së tij në Dakar i erdhi fundi. Por tani rikthehet sërish me “Peugeot”. Ndërkohë që Sainzi do të garojë me “X-raid Mini John Cooper”, sëbashku me dy pilotët francezë.
Stefan Peterhansel dhe Siril Depre’ janë legjenda në garën më të ashpër të botës. Këta 3 pilotë kanë 20 fitore në Dakar mes tyre, përfshirë konkurrimin me motorrë dhe me makina.