A do ta bëjë Goga Basket diferencën për titull në pjesën e dytë të sezonit?

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2019 17:10

ASNN – Kampionati elitar shqiptar i basketbollit për meshkuj ka një rivalitet të spikatur këtë edicion, pasi diferenca midis skuadrave kryesuese është mjaft e vogël dhe disa ekipe janë në gjendje ta fitojnë titullin “kampion” nëse do të dinë të luajnë në treg në këtë fazë të ndërmjetme të garës, apo dhe të përmirësojnë treguesit e tyre. Koha ka treguar se një blerje e huaj cilësore mund të rezultojë vendimtare, por po kaq e tillë mund të jetë dhe një sponsorizim financiar i fuqishëm që sjell përkushtimin e skuadrës dhe mobilizimin e saj ekstrem për përmbushjen e objektivave.

Dy skuadrat e Durrësit, Teuta dhe Goga Basket, kanë shqetësimin e dy “gjigandëve” të kryeqytetit, Partizanit dhe Tiranës. “Të kuqtë” e trajnerit Arben Fagu janë paraqitur më mirë sesa bardheblutë, që kanë pasur luhatje në pjesën e parë të sezonit. Formula e kampionatit është e tillë që faza e “play-off”-it është vendimtare për fatet e titullit, prandaj merr rëndësi themelore për ekipet të jenë në 4-shen e parë në renditje. Mbi këtë përcaktim, duket se, të paktën hëpërhë, Kamza Basket dhe Vllaznia kanë mbetur jashtë rivalitetit për titull.

Duke pasur parasysh rëndësinë e sponsorizimit financiar dhe si rrjedhojë edhe potencialit për të bërë blerje, ka shanse që Goga Basket të bëjë surprizën e madhe këtë edicion dhe nëse e realizon triumfin e saj, atëherë koha do të vërtetojë se skuadrat private mund të mposhtin një herë e mirë ekipet e “pushtetit” lokal dhe atij qendror, cilësia e të cilave varet nga “lëmosha” e kryebashkiakëve ose ministritë e linjës. Goga i ka hedhur themelet e këtij suksesi dhe këtë vit, duke shfrytëzuar dobësitë e rivalëve, por edhe ngarkesën e Teutës.

Rivalja bregdetare që është ndarë në dy gara (një në kampionatin kombëtar e tjetra në Ligën Ballkanike) dhe prandaj skuadra e Nikola Milatoviçit ka shanse maksimale të përmbushë objektivat e saj me trofeun më të rëndësishëm sezonal në basketbollin e meshkujve. Kjo periudhë pushimi ndërmjet dy fazave, mund të shërbejë jo vetëm për rikuperim forcash fizike, por edhe për lëvizje të karakterit taktik dhe në një kampionat ku synimi është profesionalizmi, lëvizjet taktike kanë peshë thelbësore në objektiva. Edhe në këtë dimension, Goga Basket ka aftësinë për ta bërë lëvizjen e dëshiruar.

Pozitat në renditje ia mundësojnë optimizmin për të arritur maksimumin. Mënyra se si do ta realizojë, janë në duart e drejtuesve të saj. Sidoqoftë, e sigurt është se gara për titull do të jetë e hapur deri në fund dhe rivaliteti i garantuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh