Man. Siti rihap garën e titullit në Angli, Liverpuli pëson humbjen e parë

Share Button

AlbanianSport.com 03/01/2019 23:35

ASNN – Liverpuli ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Premier Ligës në Angli, pasi u mposht në Stadiumin “Etihad” nga Mançester Siti, me shifrat 2-1. Ishte një ndeshje e nivelit më të lartë, pasi u përplasën dy rivalë direktë për titullin në kampionatin anglez. Nga ana tjetër, ishte një duel mjaft domethënës i dy strategëve në kampet përkatëse, katalani Pep Guardiola, në krye të Sitit, dhe gjermani Jurgen Klop, në krye të Liverpulit.

Kështu, në kuadër të javës së 21-të të Premier Ligës, fiton Mançester Siti 2-1 dhe diferenca midis tyre tashmë është vetëm 4 pikë, me Liverpulin që e mban vendin e parë, ndërsa skuadra e Guardiolës e ndjek në vend të dytë. Ndeshjen e vendosën episodet, por edhe një mbrojtje efikase e Sitit në momentet kulmore të takimit. Në pjesën e parë ishte Serxhio Aguerro që realizoi një supergol, në minutën e 40-të, ndërsa, në pjesën e dytë, spektakli mori trajtën e tij të plotë.

Në minutën e 67-të, braziliani Firmino realizoi golin e barazimit dhe një rezultat i tillë ku Liverpuli dilte me pikë nga kjo ndeshje ia forconte ndjeshëm pozitat dhe objektivat përfundimtare në këtë kampionat. Por pa kaluar 5 minuta nga goli i Liverpulit, ishte një gjerman që do ta trishtonte Jurgen Klopin. Leroi Sane shënoi golin e dytë për Sitin, një gol që rezultoi vendimtar për fitoren e “Qytetarëve”. Liverpuli pëson kështu disfatën e parë në këtë sezon në Premier Ligën Angleze dhe mbetet në kuotën e 54 pikëve.

Kurse Siti ngjitet në vend të dytë me 50 pikë, pra vetëm 4 pikë larg. Në vend të 3-të ndodhet Totenhemi me 48 pikë, kurse në vend të 4-t Çelsi, me 44 pikë. Pesëshja e parë plotësohet nga Arsenali, me 41 pikë. Vetëm vendi i 6-të për Mançester Junajtid të trajnerit të ri Ole Gunar Solskjaer, ku “Djajtë e kuq” anglezë kanë 38 pikë. Tashmë kampionati anglez është tërësisht i hapur dhe për këtë meritë ka skuadra e Sitit me në krye trajnerin Pep Guardiola.

Me fitoren e sotme ndaj Liverpulit, “Qytetarët” e bëjnë garën për trofeun kryesor në futbollin anglez mjaft interesant dhe me plot enigma.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh