Tenis / “Australian Open 2019”, me rregullore të re për të luftuar nxehtësinë

Share Button

AlbanianSport.com 03/01/2019 20:50

ASNN – Një rregullore e re dhe e pazakontë kundër nxehtësisë do të prezantohet gjatë ditëve kur do të zhvillohet Turneu i Haput i Tenisit, “Australian Open” në janar. Do të jetë një metodologji që do të përdoret për herë të parë në një Turne Madhor (“Grend Slem”) për të ndihmuar në parandalimin e lodhjes së lojtarëve. Kjo gjë do të bëhet duke u mbështetur në më shumë pajisje për matjen e motit në “Melbërn Park”. Organizatorët thanë se ndoqën “kërkimet dhe testimet e fundit në efektet specifike të stresit të nxehtësisë te lojtarët e tenisit”.

Rregullat e reja do të lejojnë një ndërprerje 10-minutëshe në mes të gejmeve të dyta e të treta në ndeshjet midis femrave. Ndërsa tek meshkujt pushimi do të bëhet pas gejmit të tretë. Kjo do të bëhet kur shkalla e stresit të nxehtësisë të jetë 3-4, ndërsa kur ajo të hkojë në 5 atëherë ndeshja mund të pezullohet. Drejtori i Spitalit Australian, Karolin Broderik tha se shkalla e matjet ka marrë parasysh efektet e nxehtësisë në trupin e njeriut, duke përfshirë stresin maksimal që një sportist mund të përballojë, shkalla e djersitjes së atij personi dhe temperaturën e saj bazë.

“Shkalla gjithashtu llogarit edhe katër faktorët e klimës, temperaturën e ajrit, nxehtësinë rrezatuese ose fuqinë e diellit, lagështinë dhe shpejtësinë e erës”, – vijoi ai. Më parë, organizatorët mund të ndalonin ndeshjet vetëm kur temperatura tejkalonte 40 gradë Celsius dhe Indeksin e Temperaturës së Ujit, i cili përdoret për të vlerësuar stresin e nxehtësisë tek njerëzit kur është 32.5 Celsius. Moti i nxehtë në “Melbërn Park” ka shkaktuar probleme serioze me lojtarët në të kaluarën. Ndër ata që vuajtën në turneun e vitit 2018 ishte Gael Monfils, në një ndeshje kundër Novak Gjokoviçit.

Francezi, i njohur si një nga lojtarët më të fortë në turne, dukej i tronditur dhe i hutuar në ndeshjen e tij të dytë dhe përfundimisht mori ndihmë mjekësore. Një nga vitet më të këqija për shkak të nxehtësisë ka qenë 2014, kur shumë lojtarë ishin në telashe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh