Kukësi / Verilindorët, “kantier” me shumë hyrje-dalje, vjen Rroca, ikën Shkodra

Share Button

AlbanianSport.com 03/01/2019 19:00

ASNN – Kukësi është klubi që po lëviz më shumë në këtë merkato dimri. E paralajmëroi Presidenti i skuadrës, Safet Gjici, prej disa ditësh, duke pretenduar afrime të nivelit të lartë. Pretendimet më të mëdha ishin për sulmuesin Vasil Shkurtaj, por të paktën zyrtarisht është konfirmuar ardhja e Eduard Rrocës. Ishte një blerje që i jep lehtësira Kukësit në këtë rrugëtim sezonal, por nuk e evidenton atë pretendent kryesor për titullin “kampion”. E ndërsa merkato e janarit ka hyrë tashmë zyrtarisht, Kukësi duket i pasigurt se ku do të dalë me lëvizjet e tij.

Sepse, pas afrimit të Rrocës, ekipin verilindor e kanë prekur largimet. Dhe bëhet fjalë për një largim me peshë, sikurse është ai i Donjet Shkodrës. Fantazisti nga Kosova e ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin, por pa dhënë detaje se ku do të jetë destinacioni i ri. E ndërsa presidenti i skuadrës Safet Gjici i ushtron presion trajnerit Armando Cungu, duke i thënë se tani i janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe duhet të fitojë titullin, në të vërtetë, grupit i është larguar numri 10, një lojtar me cilësi teknike të admirueshme dhe një fantazist që i duhej ekipit verilindor.

Ndërkohë, Kukësi ende shpreson që Vasil Shkurtaj do të bëhet pjesë e tyre, megjithëse asgjë nuk është e sigurt. Merkato vijon dhe në kushtet e kampionatit tonë është vërtetuar se deri më 31 janar, një lojtar cilësor në treg reklamohet si blerje deri në sekondën e fundit, deri atëherë kur futbollisti të marrë vendimin final. Sidoqoftë, kjo fazë e transferimeve nuk ofron shumë alternativa cilësore sepse shumica e futbollistëve vendas janë nën kontratë, kështu që përforcimet ndodh rrallë që të bëjnë diferencë apo që të ndryshojnë rrjedhën e garës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh