Tenis / Nadali & Gjokoviçi, dy gjigantët rivalë, gati për sezonin e ri

Share Button

AlbanianSport.com 29/12/2018 22:30

ASNN – Rafael Nadal është “i sigurt”, se ai do të jetë 100 % i aftë në prag të Turneut të Hapur të Australisë (Australian Open), që nis në më pak se tre javë. Atij i është dashur të bëjë një betejë të ashpër me dëmtimet gjatë muajve të fundit. Numri dy i botës në tenis, duhet të japë maksimumin në fillim të sezonit të ri, kur dihet që nuk ka luajtur që nga shtatori, kur u tërhoq nga gjysmëfinalja e “US Open”, kundër Huan Martin del Potros, për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës.

Pas operacionit, ai ka nisur stërvitjen vetëm dy javë më parë. Nadali do t’i provojë këmbët e tij në garën që zhvillohet në Mubadala në Abu Dhabi, ku ai do të përballet me Kevin Anderson ose Çang Hjeon. “Unë fillova dy javë më parë dhe natyrisht që i bëj gjërat hap pas hapi dhe mendoj se kam kohë që të jem gati për Melbërnin në 100 %-ëshin tim,” u tha Nadal gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. – Do ta provoj veten disa ndeshje më parë.”

“Por jam i bindur se do të arrij në Melbërn me gjendjen e duhur”, – ka shtuar spanjolli. Në Abu Dabi, së bashku me Nadalin do të jetë edhe ai që i rrëmbeu kreun e renditjes, Novak Gjokoviçi. Tenisti serb është fitues i Uimbëlldonit dhe “US Open” dhe do të kërkojë të fitojë për të 3-tën herë radhazi “Australian Open” në janar. Gjokoviçi, e ka kaluar periudhën e keqe dyvjeçare që përjetoi që nga 2016. Tani ai ka rigjetur mënyra të ndryshme për të arritur kënaqësi nga sporti.

“Ndjej se nuk kam përparësi suksesin në fushën e tenisit siç bëra deri në 5 vjet më parë, – tha Gjokoviçi. – Për mua, tenisi është më shumë një platformë tani për gjëra të tjera, për vlerat dhe mesazhet që dua të ndaj me brezin e ri.” Gjokoviçi do të ndeshet në Abu Dabi me Karen Khaçanovin ose Dominik Timin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh