“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Partizanin legjendar të vitit 1968

Share Button

AlbanianSport.com 28/12/2018 20:50

ASNN – Presidenti i Republikës Ilir Meta, dekoroi ish-lojtarët dhe ish-trajnerët e Partizanit legjendar të basketbollit të meshkujve të vitit 1968, pasi pikërisht 50 vjet më parë shkruan një faqe të ndritur në historinë e këtij sporti dhe të prezantimit të basketbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ish-trajneri Astrit Greva, por edhe ish-basketbollistë, të përfaqësuar nga legjenda e këtij sporti në Shqipëri, Agim Fagu, morën medaljen “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.

Një vlerësim ky për ndeshjen e madhe që Partizani i vitit 1968 zhvilloi ndaj Oransodës, kampiones së Italisë në atë kohë, një ndeshje e mbyllur në barazim 73-73 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. “Në përmbyllje të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, vlerësimi me Titullin e lartë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, në radhë të parë i takon atyre që kanë bërë më shumë për promovimin e Shqipërisë në Evropë, ekipit të “Partizanit” në basketboll meshkuj të vitit 1968”, – shkruan në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” Presidenti Ilir Meta.

“Me rastin e 50-vjetorit të asaj ndeshje historike kundër Oransodës, ekipit “kampion” të Italisë dhe Evropës, pata nderin t’i dorëzoja kapitenit legjendar, Agim Fagu, Dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, – vijon Presidenti Meta. – Po kështu, ishte kënaqësi të vlerësoja me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, trajnerin e jashtëzakonshëm, Astrit Greva, i cili u përball me një nga trajnerët më të mëdhenj të botës, jugosllavin Stankoviç.”

“Kënaqësi të vlerësoja edhe Dodan Përmetin, Guxim Bekteshin, Edmond Mojën dhe Spartak Boshnjaku. Mirënjohje edhe të gjithë lojtarëve të atij “Partizani” legjendar që ndaloi atë mbrëmje magjike yjet e Italisë, Amerikës e Argjentinës, duke i bërë shqiptarët krenarë dhe besimplotë për të qenë të barabartë me më të mirët e Evropë”, – përfundon mesazhin e tij vlerësues Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh