AlbanianSport.com 28/12/2018 19:55
ASNN – Duket se Suedia do të tërhiqet nga oferta për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2026. Pas kësaj fshihen dyshime mes pasigurisë politike në vend dhe rezistencës nga autoritetet lokale për të organizuar Olimpiadën e parë Dimërore në historinë e saj. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur një afat për paraqitjen e dokumentacionit për vendet kandidate të Lojërave Olimpike Dimërore 2026.
Kryeqytetet kandidate, e midis tyre edhe Stokholmi, duhet të përshkruajnë zyrtarisht planet e tyre para datës 11 janar 2019. Komiteti Olimpik Suedez (ESK), është duke bërë gati dokumentacionin e duhur, ndërsa është në pritje të vendimeve që do të marrin autoritetet politike të vendit dhe ato lokale të Stokholmit. Infrastruktura për sportet dimërore në Suedi ekziston.
Kështu në “Hamarbi Baken”, ndodhet pista ku mund të zhvillohen skitë alpine, Stadiumi i Stokholmit që u përurua në Lojërat Olimpike të 1912, “Erikson Glob”, do të presë turnetë e hokejit në akull, ndërsa në “Tele 2 Arena” do të zhvillohet patinazh artistik dhe ai i shpejtësisë. Të gjithë janë në pritje të vendimeve që do të merren nga autoritetet vendore dhe ato lokale.
Më pas ky vendim do t’i përcillet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të vazhduar procedurat e aplikimit që Stokholmi të jetë një nga kandidaturat për Lojërat Olimpike Dimërore të 2026-ës.