AlbanianSport.com 25.11.2014 15:25
ASNN – Rasim Hyso është një nga futbollistët që e ka shijuar më shumë nga të gjithë të tjerët në skuadrën e Himarës fitoren e arritur ndaj Këlcyrës, thellësisht 6-2. Kjo për vetë faktin që goli i shënuar prej tij i dedikohet edhe ardhjes në jetë të djalit të tij.
Në një deklaratë të dhënë për shtypin sportiv të ditës, mbrojtësi i majtë i Himarës, Rasim Hyso, u shpreh: “Jam shumë i lumtur për golin e realizuar ndaj Këlyrës. Kemi zhvilluar një lojë më të mirë se kundërshtari dhe e dominuam plotësisht ndeshjen.”
“Këlcyra ishte një skuadër me perspektivë, pasi kishte në përbërje djem të rinj, – ka vijuar futbollisti himarjot. – Por besoj se nuk kanë ritmin e skuadrave të tjera, gjithsesi i uroj suksese.”
“Golin? – ka zbuluar ai. – Padyshim që goli i këtij takimi i dedikohet enkas djalit tim të sapo ardhur në jetë. Është një kënaqësi e veçantë kjo që unë aktualisht po kaloj dhe goli erdhi në kohën e duhur.”