Xherdan Shaqiri, tanimë, më efikas se Firmino e Sane, rivalizon me Salahun

Share Button

AlbanianSport.com 26/12/2018 20:50

ASNN – Xherdan Shaqiri realizoi një tjetër gol të hënën në Premier Ligë, në fitoren e thellë 4-0 të Liverpulit përballë Njukasëllit. Ishte një fitore me mjaft vlerë për trajnerin Jurgen Klop, pasi skuadra e Liverpulit shkon në 51 pikë, 6 më shumë se Totenhemi i vendit të dytë dhe 7 më shumë se Mançester Siti. Në këtë takim, shqiptari i përfaqësueses zvicerane, realizoi golin e 3-të, duke u konfirmuar jo vetëm si një futbollist i qëndrueshëm në lojë, por edhe si një golashënues.

Është e habitshme, por Shaqiri, i marrë në merkaton e verës nga Stoke Siti dhe i parë në ndeshjet e para në Premier Ligë si lojtar zëvendësues, ka shënuar 6 gola për Liverpulin në 14 ndeshje të aktivizuara. Ai ka realizuar edhe një gol në kupën e Ligës në Angli. E thënë ndryshe, Shaqiri ka rezultuar mjaft efikas, sidomos për pasimet ideale që ka dhënë dhe golat me peshë në ndeshje të mëdha siç ndodhi javën e kaluar ndaj Mançester Junajtid.

Aty ku realizoi dy gola në fitoren 3-1 e çoi në shkarkimin e Zhoze Murinjos. Shaqiri i ka shënuar 6 golat e tij në Premier Ligë në një hark kohor prej 700 minutave, pra në total në afërsisht 8 ndeshje të plota. E përkthyer ndryshe, ai realizon 1 gol në 115 minuta, pra afërsisht një gol për ndeshje. Këtë ritëm e ka vetëm Mohamed Salah, kështu që Shaqiri i lë prapa edhe sulmuesit e tjerë të Liverpulit. Një tjetër “armë” e fuqishme e shqiptarit janë pasimet për gol dhe fantazia në lojë.

“Shaqa” është një lojtar mbresëlënës për të krijuar raste goli dhe përveç 6 golave ka dhënë edhe 3 pasime për gol. Kjo ia shton vlerat dhe nuk është rastësi që trajneri Klop dhe të gjithë lojtarët pas ndeshjes nxitojnë ta lavdërojnë për punën që bën. Për krahasim, Firmino ka shënuar 4 gola në 19 ndeshje, kurse Sadio Mane 7 gola në 17 ndeshje. Pra Shaqiri me 6 gola në 14 ndeshje dhe me minutazh të limituar, pasi në disa ndeshje ka luajtur vetëm pak minuta si zëvendësues.

Me pak fjalë, ai është shndërruar në një “goleador” të vërtetë. Natyrisht, ylli i skuadrës edhe këtë sezon mbetet Mohamed Salah, me 12 gola në 19 ndeshje, teksa ka realizuar edhe 6 pasime goli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh